Connect with Us

“Po ç’ke bërë o Ervin”/ Mjeku ironizon keq kolegun: E arrestuan tjetrin për djath kaçkavall

Aktualitet

“Po ç’ke bërë o Ervin”/ Mjeku ironizon keq kolegun: E arrestuan tjetrin për djath kaçkavall

Publikuar

-

“Po ç’ke bërë o Ervin”/ Mjeku ironizon keq kolegun: E arrestuan tjetrin për djath kaçkavall

Pezullimi nga detyra i mjekut të njohur Edvin Prifti nën akuzën e korrupsionit pasiv mjeku, ka sjellë reagimin e ashpër të kolegut të tij Petrit Vargu. Përmes një postimi në facebook, Vargu shprehet me nota ironike se Prifti duhet të sillej si ministrat tanë të Shëndetësisë të cilëve nuk i hyn gjë në këmbë.

Madje Vargu sjell ndërmend dhe rastin e një mjeku tjetër i cili u arrestua në Durrës pasi pranoi 2500 lekë të vjetra djath kaçkavall, duke i cilësuar me sarkazëm si dëshmi të shtetit të së drejtës,

“Po c’ke bere o Edvin! Po cfare ke bere mor djale!

Pse nuk sillesh si ministrat tane te shendetesise, qe nuk i hyn gjemb ne kembe? Ti nuk e di qe ketu eshte shteti i te drejtes?

LEXO EDHE:  Arrestohen në Bruksel bashkëpunëtorët e “Eskobarit” shqiptar të Ballkanit

Ne Durres e arrestuan tjetrin per 2500 leke te vjetra djath kackavall? Deri kur keshtu valle?

Kujtojmë se korrupsioni pasiv i mjekut Edvin Prifti ka dalë në dritë gjatë hetimeve për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite nga burgu i Fushë Krujës, për të cilën u arrestuan 10 persona, mes tyre dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. (lexo këtu lajmin)

Teksa sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit, ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT”, shkruan mjeku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE