Connect with Us

“Për ata që i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi”/ Majlinda Bregu del me thirjen e fortë

Politikë

“Për ata që i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi”/ Majlinda Bregu del me thirjen e fortë

Publikuar

-

‘Nga samiti i Tiranës tek projektet rajonale’/ Majlinda Bregu tregon ku do investohen 500 milionë euro

11 shkurti, shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë”, shpallur e tillë me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 22 dhjetor të vitit 2015.

Në këtë  ditë të shënuar ka reaguar dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se, çdo investim tek gratë e vajzat nuk shkon kot! Më shumë gra në sipërmarrje dhe si pjesë e fuqisë punëtore do të rriste PBB-në në.

Sa për ata që akoma i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi, lërini të harrohen në paaftësinë e tyre, shton Bregu në reagimin e saj.

“Êshtë dita e grave dhe vajzave që zgjedhin shkencën si karrierë; teknologjinë si punë të përditahme; inovacionin si pasion.

LEXO EDHE:  E thotë shkenca: Ja përse çiftet qëndrojnë bashkë edhe pse nuk janë të lumtur

Po! Është ende e pasigurt se kur Ballkani Perëndimor do të arrijë të vaksinojë miliona banorë. Po aq është e pasigurt situata ekonomike e pasojat në strukturēn sociale të vendeve tona. Vazhdoj të besoj se çdo investim tek gratë e vajzat nuk shkon kot! Më shumë gra në sipërmarrje dhe si pjesë e fuqisë punëtore do të rriste PBB-në në rajonin e Ballkanit Perëndimor deri në 20%.

Programe për të mbēshtetur gratë e vajzat në STEM; curricula universitare që frymēzojnë e nxisin vajzat të studiojnë shkencë, matematikë, IT dhe programe profesionale e politika për punësuar gratë e vajzat me ide inovatore, janē politika që i zbardhin faqen cdo qeverie e kahu politik!

Sa për ata/ato që akoma i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi, lërini të harrohen në paaftësinë e tyre!”/CNA.al

May be an image of 2 people, people standing and text that says 'alCooperatio ooperatio MPOWER- WOMEN'S ECONOMIC MENT: Areos joint octions inthe Western Balkans WE WOMEN'S ECONOMIC MENT: EMPOWER- Areos joint octions inthe Western Balkons U N D WP WOMEN'S ECONOMIC WER- MENT: Areos Û inthe Western Balkans United Na Developr WE WOMEN'S ECONOMIC EMPOWER- WER MENT: Areos joint octions Western Balkans www.und bette'

May be an image of 3 people, people standing and indoor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun e tij, albin Kurit, të cilat shpesh janë komentuar sit ë ftohta.

I ftuar në Open me Eni Vasilin, Rama është shprehur se marrëdhëniet e ftohta mes tyre janë një sajesë mediatike.

Kryeministri thekson që me Kurtin ka një marrëdhënie konstante dhe se të gjithë e dinë për mosadkordësinë përsa i përket Ballkanit të Hapur.



Marrëdhëniet e ftohta janë një sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante. Kemi një mosdakordësi për pjesën e Ballkanit të Hapur që dihet tashmë. Përtej kësaj kemi një kontakt të vazhdueshëm.

Tema kryesore sot në takim ishte çuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivijim të marrëveshjeve që janë bërë.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia s’i përket kryetarit”/ Kadilli nuk përmbahet ndaj Bashës: E mori vendimin si skuth

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka ngritur tonet ndaj Bashës, duke e konsideruar si ‘skuth’.

I ftuar në Syri Tv, Kadilli theksoi se duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së dhe se partia nuk i përket kryetarit e ndaj nuk mundet që vetëm kryetari të marrë vendime.



“Kam kundërshtuar modelin që partia të jetë vetëm e kryetarit. Jam pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së.

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni ku do jenë vajzat e Obamës pas 10 vjetësh

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni ku do jenë vajzat e Obamës pas 10 vjetësh

Edhe blerja, edhe humbja në zgjedhje kanë qenë të vërteta e sot e thotë Basha e Berisha. Të thuash gjëra pa frikë, është të jesh kundër kryetarit, jo pro kryetarit. Kam heshtur se jam institucional. Basha është kryetaro-krat, që mori një vendim si skuth”, u shpreh Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE