La Liga
Nuk ka dyshime, Isko do largohet nga Real Madridi

Gazetari më i besueshëm i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se Isco do të mundohet të largohet në verë përsëri, pasi dështoi ta bëjë një gjë të tillë në merkaton e janarit.
Gazetari shpjegoi se spanjolli nuk është i lumtur te Los Blancos.
Madje, ai raporton se Isco dëshiroi të largohej në merkaton e janarit, mirëpo një gjë të tillë nuk e lejuan zyrtarët e klubit.
Këtë sezon, lojtari spanjoll ka zhvilluar vetëm 487 minuta në të gjitha garat dhe për këtë arsye po kërkon një largim.
Njëri ndër klubet që kishte shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit ishte Manchester United.
Lajme të Rekomanduara:

Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer...

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)
Ronald Kuman ndërpret konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Seviljas e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” me fillim...