Connect with Us

Meta nuk përmbahet për Fatos Nanon/ Është ordiner, e kam patur shofer

Politikë

Meta nuk përmbahet për Fatos Nanon/ Është ordiner, e kam patur shofer

Publikuar

-

“Vaksinimi i personaliteteve”/ Meta kritikon Ramën: Nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore

Një javë më parë, ish-kryeministri fatos Nano sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta, ndërsa për akuzat e tij është pyetur mbrëmjen e sotme ky i fundit.

As Meta nuk i ka kursyer akuzat dhe ofendimet për Nanon, për të cilin tha se largohej nga Tirana sa herë kollitej ish-kryeminisri Sali Berisha.

Kreu i Shtetit deklaroi në Syri Tv se Fatos Nano është ordiner, ndërsa e falenderoi që nuk e ka përplasur në kohën kur e kishte shofer.

“Fatos Nano sa herë kollitej Doktori, largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.

Si karakter ai mbetet një ordiner por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës  kryeministrit këtë unë nuk mund ta di. I jam mirënjohës që kur e kam patur shofer, nuk më ka aksidentuar”, theksoi presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-Lajthit Grida Duma/ “Të respektohet autonomia e Kosovës”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Një tjetër bëmë dhe skandal ka regjistruar Grida Duma në CV—në e saj politikë.

Nënkryetarja e PD, njëherësh edhe deputete Grida Duma ka shokuar sot në një intervistë televizive në News 24,  ndërsa ka folur për Kosovën dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama atje.

Sipas Dumës, kryeministri Edi Rama, duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom.

“Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

LEXO EDHE:  Foto/ Azem Hajdari, heroi i demokracisë

LEXO EDHE:  DEKRETI I PRESIDENTIT/Ilir Meta nuk shpërndan Parlamentin, tallet me protestuesit

Injoranca politike e Grida Dumës, duket se nuk njeh kufi.

Të paktën sikur të lexonte pasi leximi gjëmën më të madhe që mund t’i bënte, është dëmtimi i injorancës.

Autonominë e Kosovës e ka kërkuar Serbia, sot del dhe e kërkon Grida Duma.



Kosova është Republikë, e cila e ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008.

Dhe për më tepër Kosova njihet nga 117 shtete në botë, si Republikë e Pavarur.

Vetëm nënkryetarja e Bashës, Grida Duma nuk e njeh Kosovën Republikë dhe pavarësinë e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE vjen nesër në Tiranë/ Reagon Ambasadori Soreca

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka bërë me dije se presidentja e KE Ursula Von der Leyen do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme.

Me një postim në rrjetet sociale ai shkruan se  ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.



 “Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-WB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. 

Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të  programit #EU4Schools🇪🇺 pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”– shkruan ambasadori në Twitter.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma territoriale/ Duma: Ekspertët po punojnë, s’ka bashkëpunim me Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nënkryetarja e PD, Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka deklaruar se së shpejti opozita do të vijë me paketë propozuese për Reformën Territoriale.

Pa shkuar te termi bashkëpunim. Nuk ka bashkëpunim, ka diskutime, argumentime. Është detyrim për vendin që si parlamentarët që vijnë nga socialistët dhe demokratët duhet të vijnë aty. S’ka bashkëpunim. Ka nevojë për një rritje të arsyetimit. Po na ndodh në seancat parlamentaret. Vendosëm që komisionet të jenë online. Nuk vendoset ashtu. Duhet arsye. Të lëmë përplasjet që bëjnë shoë. Edhe ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve, jo vetëm ata.



LEXO EDHE:  Aksidenti me pesë të plagosur në Elbasan/ Dalin pamjet nga vendngjarja

LEXO EDHE:  Rrëfehet Yuri Kim/ Si i kam marrëdhëniet me qeverinë dhe me presidentin Meta

Reforma Territoriale, e kam thënë është elektorale jo territorial. U mblodhën në disa Bashki disa copëza territoresh e jepnin rezultat fitoren e partisë së majtë. Ajo që u mbështoll paketa ishte që do të rrisim shërbimet ndaj qytetarëve. Kji ushte njëra anë. Bashkim, do fitojmë autonomi dhe do të marrin më shumë fonde. Do i mirë menaxhojnë dhe s’do kenë justifikimin që nuk na jep pushteti qëndror. Elementi i tretë ishte mirëmenaxhimi i territorit. Tre kolonat do të përmirësoheshin. Nuk është politike, nuk është opozitare, kanë bërë mbrapsht që të gjitha. Shërbimet sidomos në zonat e Bashkive, lënë për të dëshiruar.”-tha Duma.  

LEXO TE PLOTE