LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liroi nga burgu të dënuarit përjetë/ Kush është gjyqtarja e arrestuar nga SPAK

11 Shkurt 2021, 09:36, Kronika CNA
Liroi nga burgu të dënuarit përjetë/ Kush është

SPAK ka bërë një goditje të fortë ditën e sotme në Gjykatën e Krujës, pasi ka urdhëruar arrestimin gjyqtares Enkelejda Hoxhën.

Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e shumëpërfolur e Krujës është arrestuar sot nga SPAK.

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Veting

Burime nga policia konfirmojnë lajmin për ndalimin e gjyqtares që më parë, është përmendur shpesh në media për lirimin nga burgu të numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe i hoqi dënimin përjet Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zyluftari.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kishte nisur hetimet për gjyqtaren që u përfol shumë për vendimet e dhëna. Në deklaratat e saj të pasurisë, gjyqtarja gjithmonë ka deklaruar vetëm pagën.

 

Lajmet e fundit nga