Connect with Us

Kushëriri i Lulit!

Politikë

Kushëriri i Lulit!

Publikuar

-

/

Një familjar i Lulzim Bashës, i quajtur Altin Basha dje kishte deklaruar marrjen e testerës së Partisë Socialiste dhe duke theksuar se ishte djali i xhaxhait, pra kushëriri i parë i Lulzim Bashës.

Kjo solli një reagim të madh në rrjet. Për shumë orë pati shkrime dhe raportime në shumë media, më pas Luli lëvizi. Gocat dhe çunat që qendrojnë dhe punojnë me propagandën filluan ta mohojnë, të shkruajnë në rrjetet sociale dhe në media se ai nuk është kushëriri i parë i Lulit, pasi Luli nuk ka xhaxha.

Në fakt kjo është një gënjeshtër, pasi sipas të dhënave të nxjerra nga lista e votuesve, pra mjafton ta kërkosh apo të posedosh një listë votuesish të zgjedhjeve të kaluara, lokale apo parlamentare të cilat bëhen publikë nga KQZ dhe lehtësisht e shikon se Lulzim Basha së pari ka xhaxha. Së dyti, Altini është apo nuk është djali i xhaxhai kjo nuk ka asnjë pikë rëndësie.

Qoftë djali i xhaxhait të Lulit apo qoftë djali i xhaxhait të babait, propaganda e Lult ka gjetur rrugën e gabuar.  Së pari, tregon që është e kompleksuar duke treguar që Basha të ketë të afërm që mund të jenë me Partinë Socialiste. Kjo nuk ka asgjë të keqe thjesht mund të zgjedhin të ikin ku të duan. Mund të kenë histori familjare, çështje pronash, konflikte, debate. Shqiptarët janë vrarë për një avlli apo pikë uji vëlla me vëlla. Ka ngjarje të tilla plot. Lulin mund ta kenë rrahur kur ka qenë i vogël dhe mban inat, nuk i flet me gojë, apo janë zënë për një dritare apo dikë që do të ndërtojë dhe dikush tjetër jo.

Prandaj Basha nuk duhet të ketë asnjë kompleks. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Korça pret Bashën e Selamin/Çfarë ndodhi në takimet me demokratët

Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit.


Lulin nuk e voton gruaja, Lulin nuk e votojnë demokratët, Lulin nuk e votojnë kushërinjtë. Ky është Lulzim Basha, nuk ka asgjë për tu çuditur. Kushëriri i Lulit është një fenomen shqiptar, por edhe ky bën pak zhurmë kur ka të bëjë me Lulzim Bashën i cili përpiqet të dalë se është një familjar i devotshëm, e përdor familjen edhe për reklama elektorale duke skuqur vezë apo kërpudha me pak piper, e kështu me radhë.

Por në fakt jo të gjitha familjet, jo të gjitha marrëdhëniet me kushërinjtë, me komshinjtë, me të afërmit janë të shkëlqyera. Edhe Luli është nga ata megjithëse do t’i shesë sikur ka më të mirën e mundshme. Në fakt është e kotë të lodhesh me Lulzim Bashën. Ai është një personazh i fryrë me një imazh të gatuar keqazi dhe është një maskë e vërtetë elektorale dhe politike jo vetëm për shqiptarët por për demokratët në veçanti. Ndaj askush nuk ka pse të shqetësohet e voton Lulin kushëriri apo jo. Do ishte thjesht një votë më pak apo më shumë në humbjen e radhës së Lulit e cila do të pasohet nga justifikimet me vjedhje votash, e propagandë tjetër elektorale për të mbajtur karrigen e kryetarit të PD. Tani nuk mjaftojnë këto, por na duhet edhe kushëriri i Lulit./CNA.al

 

Bashën e braktisin edhe familjarët/ Djali i Xhaxhait antarësohet në PS

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Sondazhi për Durrësin/ PD-PS në diferencë të ngushtë

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Ramës/ Nga çfarë kërkon të fshihet kryeministri

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Me pranga në duar kërcënoi Bashën/ Kryedemokrati i përgjigjet Rexhep Rrajës

LEXO EDHE:  Portret i pautorizuar i Lulzim Bashës/ Nga drejtori i Ujësjellësit Kamëz

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE