BundesLiga
Hap i madh për Çepelen, ja me cilin ekip është bashkuar së fundmi

Ramen Çepele është një prej futbollistëve të rinj të cilët kanë treguar se mund të djegin etapat në karrierën e tyre që në moshë të re. Debutimi i tij me përfaqësuesen A të Shqipërisë ishte vetëm hapi i parë i mbrojtësit 17-vjeçar pasi duket se shumë shpejt ai do ta bëjë një gjë të tillë edhe me skuadrën e Hanover.
Futbollisti iu bashkua klubit gjerman gjatë verës, me qëllimin që të kalonte si fillim te skuadra e të rinjve dhe ekipi i dytë, në kategoritë e ulëta. Por në klubin gjerman kanë kuptuar cilësitë e jashtëzakonshme të Çepeles dhe ashtu siç pritej, nuk ka vonuar shumë që ai t’i bashkohet skuadrës së parë.
Që nga dita e sotme, mbrojtësi i cili vendosi rekordin me debutimin e tij në radhët e përfaqësueses shqiptare, është bërë pjesë e ekipit të parë, duke dale në stërvitje me profesionistët, një vendim i klubit që ka parë cilëistë e lojtarit dhe për të ndihmuar në rritjen e tij, ka menduar që ai të jetë në dispozicion të skuadrës së pare të Hanover.
Në një periudhë kur kalendari i ngjeshur dhe COVID kanë detyruar klubet të bëjnë rotacion, nuk është aspak çudi që së shpejti Çepele të bëjë edhe debutimin e tij në kampionatin gjerman, ku aktivizimi i lojtarëve që në moshë të re nuk është një gjë e pazakonte edhe te skuadrat elitare të Bundesligës.
Lajme të Rekomanduara:

Rebelohen te skuadra e Bundesligës, kërkojnë shkarkimin e trajnerit se… i ngatërron emrat lojtarëve
Shkale 04 po prek fundin në Bundesligë. Klubi i njohur nga Gelserkirshen mbart me vete histori dhe traditë në futbollin gjerman, por vetëm kaq nuk...

ZYRTARE/ Talenti shqiptar, nënshkruan kontratë profesioniste me Leipzigun
Talenti i ri i futbollit, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Red Bull Leipzigut. Kjo është bërë e ditur nga klubi gjerman,...