BundesLiga
Bajerni duhet të bëjë kujdes/ Finalen e Botërorit të Klubeve e drejton një gjyqtar i fiksuar pas kartonëve të kuq

Bajern-Tigres do të gjykohet nga arbitri uruguaian, Esteban Ostijoh. I lindur në San Hoze të Uruguait, 38-vjeçari ka bërë debutimin e tij si arbitër në 1 shtator të 2013- ës. Ai njihet si një arbitër i rreptë dhe që pëlqen shumë të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq.
Në 193 ndeshje të gjykuara, ai ka treguar 1284 herë kartonin e verdhë, 59 kartonë të kuq për dy të verdha dhe 67 herë karton të kuq direkt. Në total 126 kartonë të kuq në 193 ndeshje.
Asistentë tij do të jenë Nikolas Tarand dhe Riçard Trinidad po nga Uruguai. Arbitër i katërt do të jetë një femër, Edina Alvesh Batista, nga Brazili. Në VAR është caktuar Nikola Gallo nga Kolumbia dhe Hukio Baskanukan nga Kili.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania