Connect with Us

Arrestimet e bujshme nga SPAK/ Lala: Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA shpërtheu derën

Kronika

Arrestimet e bujshme nga SPAK/ Lala: Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA shpërtheu derën

Publikuar

-

Arrestimet e bujshme nga SPAK/ Lala: Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA shpërtheu derën

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e 10 personave gjatë ditës së sotme nga SPAK.

E ftuar në “Opinion” Lala tha se policia i ka kërkuar avokatit Aldo Tabaku çelësat e shtëpisë pasi kanë dashur t’i bëjnë kontroll. Ai ka thënë se i ka humbur ndërsa RENEA e ka shpërthyer me forcë.

Enkelejda Hoxha priste në 16 shkurt të përballej me KLGJ, por e kishte shtyrë duke thënë se nuk kishte kohë se donte të mbante statsusin e gjyqtares sa të mbyllte dhe këto çështjet e fundit. Sot në mëngjes u rrethua gjykata, pritën që të shpallej vendimi dhe është arrestuar. Është boshatisur gjykata, janë marrë kompjutera, servera, telefona.

Avokati Tabaku ka refuzuar të japë çelësat e shtëpisë, prokurori mori vendim që të ndërhyjnë forcërsht. RENEA hyri me shpërthim me vakum se ishte derë e blinduar dhe është procesi në vijim, po vijon kontrolli dhe pritet të shihet se çfarë është gjetur në banesë.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

E rënAksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndëë në Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë 70 vjeçari, dyshimet e para

Ka ndërruar jetë në spital vajza 10-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë me të ëmën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ndërkohë që mësohet se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.

LEXO EDHE:  Dhunoi babain/ Arrestohet 22-vjeçari

LEXO EDHE:  “SPAK po bën drejtësi selektive”/ Lubonja: Reforma në Drejtësi mund të prodhojë kriminelë…

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Niset me helikopter drejt Tiranës i mitur nga Bulqiza

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Baza e armatimeve në Tiranë/ SPAK nis hetim pasuror ndaj biznesmenit Sokol Xhura

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri. Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime për sa i përket pasurisë së tij.

Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë. Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij.

Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhurës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato. Hetimet e Prokurorisë po kryhen duke u bazuar tek ligji “Antimafia”, i cili parashikon sekuestrimin e çdo aseti të vënë nga veprimtari kriminale, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Dhunoi babain/ Arrestohet 22-vjeçari

LEXO EDHE:  “Ka ndodhur një krim i rëndë”/ Ish-ministri i Ramës mesazh të fortë për SPAK: Ky është një test

Tashmë, pritet që hetuesit të zbardhin pasurinë e Xhurës dhe të dalin në një përfundim nëse ato janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, e më pas do vendoset nëse do sekuestrohen apo jo.

Rreth dy javë më parë SPAK dhe Policia e Tiranës zbuluan një bazë armatimesh të grupit që kryen vrasje me pagesë që operonin në kryeqytet, por me lidhje në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku, ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, është arritur të zbulohet vendi ku fshiheshin armët.

Vendstrehimi sipas ishte krijuar brenda ish-ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura./euronews

LEXO TE PLOTE