LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë mbetem socialist”/ Malaj: Nano duhet të ketë një interes tjetër

10 Shkurt 2021, 18:35, Politikë CNA
“Unë mbetem socialist”/ Malaj: Nano duhet të ketë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e bëra nga ish-kryeministri FAtos Nano disa ditë më parë gjatë një interviste.

Malaj tha se mbetet socialist, ndërsa theksoi në News 24 se Nano duhet të ketë një interes tjetër.

?Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj. Unë socialist mbetem, pavarësisht nga shkalla e angazhimit politik, edhe jam krenar që i kam shërbyer vendit tim, një mundësi që mund ta kishin edhe të tjerë, unë e pata dhe besoj se i shërbeva me krenari, dashuri dhe integritet. Do të kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos bërë komente për intervistën e zotit Nano. Besoj që ai do të ketë një interes tjetër.

Kështu që ajo që mendoj tani në radhë të parë është se si të ulim agresivitetin ndërpartiak, si t?i bëjnë fushatat elektorale sa më të vogla, sa më të shkurtra në kohë, këtë periudhë pandemie dhe si të rilindë një shpresë e re në mënyrë që gjallërohet ekonomia. Nëse nuk krijohet shpresë e re nuk gjallërohet ekonomia?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga