Connect with Us

Studimi/ Ku ndryshojnë simptomat e llojit klasik të Covid-19 me ‘variantin britanik’

Shëndeti

Studimi/ Ku ndryshojnë simptomat e llojit klasik të Covid-19 me ‘variantin britanik’

Publikuar

-

Studimi/ Ku ndryshojnë simptomat e llojit klasik të Covid-19 me ‘variantin britanik’

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit që janë pozitivë për variantin e MB nuk kanë të njëjtat simptoma si për llojin klasik.

Ky raport, bazuar në “vetëraportimet” e simptomave të pacientëve, që mbulojnë periudhën nga 15 nëntori 2020 deri më 16 janar 2021, krahason simptomat e përjetuara nga pacientët e infektuar me llojin klasik të Covid-19 me ata të infektuar me “Variantin britanik”

Në detaje, ne shohim se humbja e shijes dhe nuhatjes raportohet më rrallë nga njerëzit e prekur nga varianti B.1.1.7 sesa nga virusi klasik. Më saktësisht, 15% dhe 16% e pacientëve me variantin e ri raportojnë këto simptoma, kundrejt 18% dhe 19% për koronavirusin “klasik”.

LEXO EDHE:  Pse pija i “rinon” femrat në moshë…

Për më tepër, dijeni se:

Kolla deklarohet nga 35% e pacientëve me variant, kundër “vetëm” 28% të pacientëve me variantin e parë.

Simptoma e dytë më e përsëritur te pacientët është lodhja. Prek 32% të tyre, përkundrejt 29% të pacientëve me llojin klasik. 3.Dhimbjet e muskujve, të quajtur mialgji, manifestohen për një të katërtën e pacientëve në kampionin e parë, përkundrejt gati një të pestës për ata të kovidit “klasik”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Shqipëria më pak popullsi të vaksinuar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mbetet ende pas me përqindjen e popullsisë së vaksinuar me dy doza, krahasuar kjo me shtetet fqinje.

Deri më tani në vend është vaksinuar me dy doza 33% e popullsisë.

Në Kosovë është vaksinuar me dy doza 43% e popullsisë, në Maqedoni të Veriut 38%, në Malin e Zi 41%, ndërsa në Greqi 63%.

Sa i përket gjendjes epidemiologjike, virusi rezulton i përhapur në Maqedoni të Veriut, me 8 398 persona pozitivë me COVID-19, ndërsa në Shqipëri ka 7 422 persona, dhe në Kosovë më pak, 335 persona pozitivë me COVID.



Prej fillimit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer në total 2,096,897 doza të vaksinës ndaj COVID-19, nga të cilat 1.071.871 doza të para; 959.555 doza të dyta; 65.471 doza të treta, thotë Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Punonjësit federalë përsëri me maska

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Një studim zbulon se si infektohen shumica e gjermanëve

Shqipëria nisi nga 1 nëntori injektimi me dozën e tretë për moshat mbi 60 vjeç si dhe për mjekët e infermierët. Po ashtu, edhe vaksinimin për herë të parë tek grupmoshat mbi 16 vjeç.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2.663.100 vaksina anti-COVID.

Qeveria e Shqipërisë pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rreth 200 të infektuar me Covid/ MSH bën bilancil, ja sa janë shëruar dhe kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës së Covid.

Sipas MSH, në 24 orë janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 195 qytetarë dhe 3 humbje jete, ndërsa janë shëruar183 qytetarë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki:

63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

LEXO EDHE:  “Kollë, temperaturë, këputeje trupi”/ Infektohet me Covid zëvendës ministri i Mbrojtjes, ja si është gjendja e tij

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën ish-prefektit të Vlorës/ Basha shpreh ngushëllimet



Janë 7431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Varianti Omicron’/ Dollenberg flet për pasojat, si pacientët përkeqësohen brenda disa orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Përfaqësuesja e Federatës së mjekëve shqiptar në Europë, Aurora Dollenberg ka folur mbi varianti i ri të COVID-19 Omicron, si dhe pasojat e tij te pacientët dhe masat që do marin shtetet e BE.

Në një intervistë për mediat, Dollenberg theksoi se Omicron nuk është një pasardhës i atyre varianteve që kemi njohur deri tani.

Sipas saj, ky një variant krej ndryshe i Covid-19 që nuk ka asnjë ngjashmëri me asnjë nga viruse të mutuara deri tani.



“Ndryshe nga Delta, Omicron është një mutacion komplet i ri. Nuk është një pasardhës i atyre varianteve që kemi njohur deri tani. Është një variant krej ndryshe i Covid-19 që nuk ka asnjë ngjashmëri me asnjë nga viruse të mutuara deri tani. 

Ky variant afrikan po na çudit për nga struktura gjenetike dhe për mënyrën që po shfaqet te pacientët nga ana simptomatike, pasi ka simptoma shumë të lehta dhe të kamufluara, të cilat në momentin e parë për mjekun dhe pacientin mund të cilësoheshin si një virozë apo një gjendje e përgjithshme e keqe, por me dizavantazhin e madh pasi përkeqësimi i gjendjes së pacientit ndodh edhe brenda disa orësh.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE