LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtimi i numrit të të infektuarve/ Manastirliu: Po qarkullojnë mutacione të reja të Covid

10 Shkurt 2021, 11:28, Aktualitet CNA
Shtimi i numrit të të infektuarve/ Manastirliu: Po qarkullojnë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me situatën e Covid në vend.

Pas vlerësimit të situatës të Covid nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Manastirliu bëri me dije se ndodhemi në një situatë kur dyshimet bëjnë të mendojnë se ka një qarkullim të mutacioneve të reja te koronavirusi.

?Me shumë gjasë prej këtyre varianteve kemi një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë. Jemi në një situatë kur kemi një shtim të numrit dhe uljes së moshës së të prekurve. Kjo ka sjellë një shtim të ndjeshëm të misioneve të urgjencës Kjo situatë është shoqëruar edhe me shtim të rasteve në spitale edhe rritje të numrit të pacientevë në terapi intensive?, tha Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga