Connect with Us

Shkojnë të grabisin, por u del pronari/ Hajdutët qëllojnë dhe i plagosin kushëririn

Kronika

Shkojnë të grabisin, por u del pronari/ Hajdutët qëllojnë dhe i plagosin kushëririn

Publikuar

-

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Hidhet në erë me eksploziv një automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku persona të paidentifikur dhe të maskuar kanë shkuar për të grabitur një banesë, e cila është në pronësi të 65 vjeçarit me iniciale A.Ç.

Ndonëse menduan se në banesë nuk kishte njerëz, hajdutët janë hasur me pronarin dhe kushëririn e tij, ku e kanë qëlluar me armë këtë të fundit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet në Durrës 51-vjeçari

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi  A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  Grushte e thika/Policia sqaron: Çfarë ndodhi mes të rinjve në Elbasan

LEXO EDHE:  Transportimi i drogës drejt Italisë/ Kontrolle të posaçme nga policia në portin e Durrësit

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Policia zbardh detajet

LEXO EDHE:  E rëndë/ Mbytet në det 65-vjeçari



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE