Connect with Us

Rritja e infektimeve/ Drejtoresha e ISHP ngre alarmin: 77% e kapaciteteve në spitalet Covid është ezauruar

Shëndeti

Rritja e infektimeve/ Drejtoresha e ISHP ngre alarmin: 77% e kapaciteteve në spitalet Covid është ezauruar

Publikuar

-

Në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19/ Albana Fico: Këto tri shenja e vërtetojnë

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço në konferncën për mediat, ka bërë me dije se aktualisht 77% e kapaciteteve në spitalet Covid është ezauruar.

Theksin Fico e ka vendosur tek moshat e reja për të cilat ka konstatuar se virusi po përhapet më shpejt prej tyre, ndërsa mosha në spitale është ulur.

‘Incidenca ësthë më e lartë dhe përhapja më e madhe. Mesatarja e javës është rritur në 1 mijë e 30.

Pavarësish numrit të shtuar të testimeve, të dhënat tregojnë rritje edhe moshat 15-24, 25-34. Sinjalet që po na jep laboratori i ISHP, përbën dyshim për variantet mutante.

Këtë javë kemi shtim të infeksioneve respiratorë që shkojnë paralelisht me sezonin e dimrit.

Edhe shtrimet në spitale, çka e kemi mësuar se me rritjen e të infektuarve, dhe të intubuarve pësojnë rritje. Mosha mesatare në spitale është ulur.

LEXO EDHE:  Berisha denoncon paaftësinë e qeverisë/ Bëri "sehir" 2 muaj për COVID-19

Aktualisht 77% e kapaciteteve në 4 spitalet COVID janë të zëna. Në shërbimet e reanimacionit janë 34% të zëna. Fakti e këtyre vendimeve tejet të vështira, për profesionistë, autoritete shëndetësore, ne kemi masa respektimi i të cilave është parësor. Kemi ndjekur dhe provuar që sa herë kemi respektuar kemi shkuar para.

Pavarësisht masave të reja sot, duhet të jemi të qartë që distancimi fizik, maska, puna online aty ku duhet. Mësimi me implemente online, çfarë na është rekomanduar, ato janë duhen zbatuar, dhe bashkë do ia dalim.”tha Fico./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2517  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 134 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 6 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Fieri, 1 qyetetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid në Greqi/ Atika kalon në lockdown, mbyllen shkollat në Athinë

LEXO EDHE:  Ripërsëritet tragjedia/ Një tjetër pacient i jep fund jetës tek “Shefqet Ndroqi”

Statistika (22 Prill 2021)
Raste të reja ditore 134
Të shëruar në 24 orë 516
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2517

Testime totale 617,664
Raste pozitive 130,114
Raste të shëruara 103,582
Raste Aktive 24,168
Humbje jete 2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18096
Fier 2060
Durrës 933
Shkodër 756
Gjirokastër 665
Korçë 629
Vlorë 350
Dibër 253
Kukës 242
Elbasan 97
Berat 65
Lezhë 22

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ku po shkon Covid-i në Shqipëri?/ Tre rreziqe të cilat nuk mund të anashkalohen

Publikuar

-

Nga

Ku po shkon Covid-i në Shqipëri?/ Tre rreziqe të cilat nuk mund të anashkalohen

Nga Erion Dasho

Shqipëria ka hyrë në një moment përcaktues të epidemisë së COVID. Tendenca në ulje nuk është vetëm tek rastet dhe vdekjet, por për herë të parë që prej një viti edhe në përqindjen e personave të testuar që rezultojnë pozitivë. Prej më shumë se dy javësh kjo përqindje luhatet midis 4.9% dhe 10.8%, çka përputhet me rekomandimet e OBSH-së dhe asaj që i kemi kërkuar prej një viti qeverisë, ministrisë dhe komitetit të ekspertëve.

SI “FOTOGRAFOHET” SOT GJENDJA?

Së pari, numri i raportuar i rasteve, të shtruarve në spital, të rasteve të komplikuara dhe vdekjeve reflekton shkallën e riprodhimit të pandemisë (ish-koeficientin R0, tashmë Rt). Ky koeficient sipas studiuesve të universitetit të Harvardit ka arritur në 0.67. Kjo do të thotë se epidemia po shkon drejt shuarjes, aq më tepër kur rënia e Rt-së po ndodh natyrshëm në mungesë pothuajse totale të masave parandaluese nga institucionet e shëndetit publik apo popullata.

Së dyti, numri i vdekjeve të deritanishme, i vlerësuar në 10,200 (me luhatje nga 9.200 deri 11,200) flet për një shkallë imuniteti grupi mbi 50% në shkallë kombëtare, por që në Tiranë dhe qendrat e mëdha urbane mund të ketë arritur mbi 60%. Kjo shkallë e imunitetit të grupit përputhet plotësisht me vlerën e Rt-së më lart.

Së treti, as edhe “shkeljet” masive të protokolleve anti-COVID siç kanë qenë tubimet elektorale, festat tashmë të përnatshme të të rinjve në bare dhe restorante dhe përgjithësisht hapja pranverore e popullatës nuk ka luajtur ndonjë rol sado të vogël në ecurinë e pandemisë. Ky i fundit është edhe testi më i besueshëm për dy përfundimet e sipërcituara.

POR EPIDEMIA ENDE ËSHTË MES NESH!

Për momentin unë shoh të paktën tre rreziqe të cilat nuk mund të anashkalohen:

Rreziku i parë lidhet me numrin e personave ende aktivë me COVID. Numri i raportuar nga komiteti është rreth 25 mijë persona, por që lehtësisht pëllogaritet 3-5 herë më i lartë duke e rritur këtë numër në rreth 100 mijë persona që ende mund ta transmetojnë infeksionin. Me një koeficient Rt prej 0.67, pritet që këta persona të infektojnë 67 mijë persona të tjerë, e kështu me radhë. Zerimi në kushtet aktuale do të kërkojë disa muaj të arrihet.

Rreziku i dytë rrjedh nga i pari dhe lidhet me komunikimin skandaloz që ka shoqëruar fushatën e vaksinimit. Personave me moshë mbi 60 vjeç të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të të vaksinuarve u është dhënë një ndjenjë e gënjeshtërt sigurie. Vaksina kineze i mbron ata rreth 3% nga infektimi dhe në një shkallë akoma të panjohur nga komplikacionet dhe vdekjet. Nëse të moshuarit e vaksinuar injorojnë sado pak masat mbrojtëse, në praninë e gati 100 mijë personave të infektuar, rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën. Madje rritja e lehtë e vdekshmërisë këtë javë në raport me javën paraardhëse, mund t’i dedikohet pikërisht kësaj kategorie.

Rreziku i tretë vjen nga variantet e ndryshuara të virusit, ose më saktë nga variantet e Afrikës së Jugut dhe të Brazilit, pasi përballja me variantin britanik është konsumuar tashmë. Ende nuk dihet shkalla e mbrojtjes që kanë personat e imunizuar ndaj këtyre varianteve. Ky problem do të jetë më akut gjatë sezonit të ardhshëm të virozave, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që përballja me këto variante të virusit të ndodhë që në verë.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid në Greqi/ Atika kalon në lockdown, mbyllen shkollat në Athinë

LEXO EDHE:  OBSH: 95% e vaksinave kundër Covid-19 janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës

ÇFARË DUHET BËRË?

Në radhë të parë duhet rivendosur urgjentisht komunikimi profesional, transparent dhe i ndershëm me publikun. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, nuk mund të bëhet fjalë për lehtësim masash parandaluese sidomos për personat në risk (ata me moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese). Këta persona duhet të vazhdojnë të mbrohen si më parë derisa të vaksinohen me vaksina cilësore. Fatkeqësisht, të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi tanimë se vaksinimi me vaksinën kineze i ka shërbyer qeverisë për fushatë elektorale dhe vota, por jo qytetarëve për shëndet.

Së dyti, duhet të zbatojmë masa të verifikueshme lehtë për të parandaluar hyrjen e varianteve afrikanojugore dhe braziliane të virusit. Karantina e udhëtarëve në ardhje është një masë e mirë, por që institucionet tona kanë qënë të paafta ta zbatojnë dhe monitorojnë. Në këto kushte, masa e vetme realiste do të ishte kërkesa që çdo person që hyn në vend të paraqesë një certifikatë testimi negative. Kjo politikë duhet vendosur sa më shpejt, përfshi edhe turistët apo shqiptarët e diasporës që do të vijnë për të kaluar pushimet verore.

Së treti, tashmë që numri i rasteve të reja ka rënë në 100 deri 200 raste në ditë, duhet zbatuar me rigorozitet parimi testo-gjurmo-izolo-trajto. Gjurmimi dhe izolimi i kontakteve do të bëjë të mundur të ulet edhe më tej numri i të infektuarve, duke e shkurtuar në pak javë (ndoshta një deri dy muaj) kohën kur do të kemi kontroll të plotë mbi epideminë. Ndërsa përmirësimi i kapaciteteve trajtuese, kryesisht nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të protokolleve bashkëkohore, do të ulë edhe më tej numrin e vdekjeve që në raport me numrin e rasteve është i papranueshëm (gjatë ditëve të fundit kemi patur 5-6 vdekje përkundrejt 100-150 raste).

Së fundi, qeveria dhe ministria tanimë që e përfunduan farsën me vaksinën kineze, bëjnë mirë t’i përvishen punës për sigurimin e vaksinave cilësore. Çdo pesoni që nuk ka krijuar imunitet (qoftë pas kalimit të infeksionit, qoftë pas vaksinës kineze) duhet t’i ofrohet mundësia e një doze me një nga vaksinat Pfizer, Moderna ose Astra Zeneca, kjo e fundit e rekomanduar vetëm për personat me moshë mbi 60 vjeç. Në se midis majit dhe tetorit do të administrohen të paktën 500 deri 600 mijë doza të vaksinave të besueshme, të certifikuara nga EMA dhe/ose FDA, mund të thuhet me plot gojën se shqiptarët do të jenë më të mbrojtur nga COVID në sezonin e ardhshëm të virozave.

Faktikisht, zbatimi i gjithë këtyre rekomandimeve kërkon edhe një ndryshim rrënjësor në përafrimin ndaj pandemisë në Shqipëri. Deri më sot menaxhimi i pandemisë është bërë ose nga politikanët, ose nga persona që kanë synuar të përfitojnë materialisht në kurriz të shëndetit dhe jetës së qytetarit, ose nga teknicienë marioneta që kanë ngritur dorën për të miratuar çdo urdhër të ardhur nga pushteti.

Ndryshimi në përafrim mund të vijë vetëm nga një komitet i mirëfilltë teknik që primar ka shëndetin publik dhe jetën e shqiptarëve dhe jo përfitimet politike, ekonomike apo “mbajtjen mirë” me padronët politikë.

Të shpresojmë se kalimi i kompetencave drejt këtij grupimi dhe riorientimi drejt një strategjie shkencore dhe të bazuar mbi evidenca do të ndodhë së shpejti…

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Karantina nuk ka sens”/ Alimehmeti: Ja kush është problemi më i madh në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Studimi mbi vaksinat/ Alimehmeti jep lajmin e mirë

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti,  ka analizuar numrin e infektimeve në Rajon ku shprehet se treguesit janë të njëjtë në  Greqi, Maqedoninë e Veriut,  Kosovë dhe Itali. Ai shton gjithashtu që karantina e vendosur me Greqinë nuk ka sens pasi sipas tij, treguesit janë në rënie dhe nuk ka pse të ketë një masë të tillë.

Mjeku analizon se problemi më i madh qëndron te pamundësia e qeverisë dhe e organeve ligj zbatuese për të kontrolluar karantinimin e të infektuarve aktivë.

“Karantina duhet të vendoset edhe ndaj Turqisë ku ka faza hipëse të numrit të infektimeve

Ne i shtrëngojmë në momentin e hipjes dhe lirojmë masat në fazat zbritëse. Prandaj të shtrëngosh masash kur kemi një ulje të rasteve kjo nuk përbën sens. Vitin e kaluar kemi pas persona me covid që ishin në qarkullim. Kur se bëmë dje që ata ishin të sëmurë si mund ta bëjmë sot kur ata janë thjesht udhëtar. “, u shpreh Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE