LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ja jap votën po s’pranoi prioritetet e LSI”/ Basha i përgjigjet Kryemadhit

10 Shkurt 2021, 19:55, Politikë CNA
“Nuk ja jap votën po s’pranoi prioritetet e LSI”/ Basha i

Pak ditë më parë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deklaroi se në qoftë se aleati i saj Lulzim Basha nuk do të pranojë 5 prioritetet e LSI-së, nuk do të japë votën e LSI për qeverisjen e nesërme.

Duke marrë shkas nga kjo prononcim, kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se ata kanë qëllime të përbashkëta.

Ai theksoi për Syri Tv se largimi i kryeministrit Edi Rama është qëllimi që ata i bashkon.

?Qëllimi që na bashkon të gjithëve është fare i qartë. Largimi i Ramës, fitorja e shqiptarëve, fitorja e Shqipërisë. Dhe në këtë kuadër i vetmi diversion është ky që bëhet sikur ka moskuptim apo keqkuptime mes aleatëve. Ne jemi të bashkuar për këtë qëllim. Programet tona do të japin efektin e dëshiruar që është përmirësimi i klimës së biznesit, hapja e vendeve të punës, ulja e kostos së jetës dhe këtu të gjithë jemi të bashkuar?, nënvizoi  kryetari i PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga