LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk filmojmë për propagandë”/ Rama vizitë në familjen Xhixha në Zallherr

10 Shkurt 2021, 16:51, Politikë CNA
“Nuk filmojmë për propagandë”/ Rama vizitë

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, vizituan këtë të mërkurë familjen Xhixha në Zallherr. Familjes Xhixha, i është ndërtuar shtëpia nga e para, pasi iu shkatërrua plotësisht nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Kryeministri Rama, teksa bisedonte me anëtarët e familjes, tha se filmimet dhe fotografitë nuk bëhen për propagandë, por për të informuar qytetarët që po punohet dhe për të treguar se familjet që u prekën nga tërmeti do të rehabilitohen së shpejti.

?Ne vijmë këtu që të tjerët që presin të shohin që po ecën puna sepse ndryshe po qe puna për televizorin nuk del puna, dalin vetëm fjalët dhe historitë e kronikave të zeza që janë në të gjithë botën. Këtu fillon dhe nuk mbaron. Këta nuk kanë si e kuptojnë këtë punë. Kjo nuk është propagandë, as inaugurim, por informim për të tjerët, sepse janë në çadra, në shtëpi me qira, duhet t?i informojmë. Njerëzit kështu shohin realitetin. Thonë këta kështu e kanë, i fusin të gjithë me një thes.

Kështu ata ju shohin ju dhe e kuptojnë që punët po ecin. Sfida jonë është që të marrim që është bërë keq dhe ta kthejmë mbarë. Thonë pse e duan mandatin e tretë por e duam sepse kemi beteja. Beteja me tërmetin ende nuk ka mbaruar. Duhet të mbarojmë betejën me pandeminë, infektimet, me të gjithë këtë siklet të madh shëndetësinë. Po vaksinimin do e bëjmë, të tjera e të tjera?, tha Rama teksa u ndal duke biseduar me familjarët.

Banori 1: Ti kishte qëlluar atij tjetrit do të thoshte nuk kam buxhet.

Banori 2: Jo me dalë në televizor por kryeministri e ka marrë Shqipërinë keq dhe më keq, i ra dhe tërmeti, pandemia, shyqyr Zotit, nuk dimë si të përshkruajmë me pak fjalë.

Edi Rama: Për njeriun janë të gjitha, rëndësi ka që çfarë vjen për keq ta kthesh për mirë. Tërmeti erdhi për keq por pas kësaj vuajte ju u bëtë me shtëpinë të re. Është për ju për kalamajtë. Janë mijëra familje që do të hynë në shtëpi të re, më të bukur.

Ndërkaq, krybashkiaku Erjon Veliaj tha se në pranverë do të nisë puna për ndërtimin e rrugës së Zallherrit, e cila është një problematikë prej vitesh.

?Kemi hap garën për rrugën, të gjithë pranverën e kemi kantier për rrugën. Në disa zona të tjera shkohet me gomar. Me këtë rast sistemohen familje që janë të rrënuara?, tha Veliaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga