Connect with Us

I “çmenduri” Gjergj Luca/ Njeriu i thjeshtë dhe punëtor

Aktualitet

I “çmenduri” Gjergj Luca/ Njeriu i thjeshtë dhe punëtor

Publikuar

-

Nuk është i panjohur për publikun, djali i aktorit të madh Ndrek Luca, Gjergji i Rozafës së peshkut, por edhe vëllai i Rozafës, vajzës së Ndrekës dhe Mimikës.

I zhurmshëm, sa shfaqet bën lajm, një video merr audiencë të frikshme, thyen çdo rekord. Del e mban fjalime me shpirt e pasion. Plot pathos, diku me britma që dalin nga shpirti i tij thotë shumë të vërteta. Dhe duke hyrë në skenën publike ndaj tij fillojnë edhe akuzat, sulmet politike deri aty sa Lucën “e çmendur” e kanë bërë edhe më të çmendur.

Gjergj Luca është thjesht dhe vetëm “i çmendur” në të gjithë jetën e tij. Në gati 30 vite si biznesmen, ka uljet dhe ngritjet, përplasjet e tij që e bëjnë vërtet të çmendur për nga pasioni dhe forca që ka për të ndërtuar ëndrën e tij, të cilën nuk kanë mundur ta vrasin dot.

Ky është Gjergj Luca, njeriu i thjeshtë dhe punëtor, sipërmarrësi i kurajshëm dhe shpirti i paepur

Ky është Gjergj Luca, ai që kishte një ëndërr dhe e shndërroi atë në një realitet mundësish dhe arritjesh, ai që me kurajë dhe besim, vendosmërisht, rendi sfidues nga përballja në ndeshje. Ai nuk ndalon para asnjë pengese, me të cilat e ballafaqojnë rrethanat, si i lindur për të luftuar ai sërish është aty duke treguar me vepër dhe me vlera se gjithçka është e mundur me punë dhe besim.

Kjo kohë, si për çdo sipërmarrje dhe për çdo biznesmen, edhe për Gjergj Lucën ishte një kohë vështirësishë kërcënuese, një e tashme të papriturash që kërkojnë zgjidhje.

LEXO EDHE:  “Lista e zezë” e Saimir Tahirit/ Kryegjyqtari i pasur, që s’u ndëshkua kurrë

Por për Gjergj Lucën, nuk ka vështirësi që ta ndalojë, sepse ai punon me pasion dhe përkushtim, beson te vlerat. Ai ka për të përmbushur një angazhim, për të realizuar atë që pak mund ta arrijnë, të vijojë aktivitetin, duke u siguruar punëtorëve punë dhe mirëqenie.

Ngado bota është kyçur dhe tregjet gjithashtu. Kontratat dhe sipërmarrjet kanë hasur në pakalueshmëri, dhe ai qëndron, përpiqet, beson.

Ky është Gjergj Luca, njeriu i thjeshtë dhe punëtor, sipërmarrësi i kurajshëm dhe shpirti i paepur. Rozafa, Fish City, janë jo thjeshtë emra që na tregojnë sipërmarrjen që ai ka krijuar dhe menaxhon, por janë logo dëshmimi të punës dhe arritjeve./CNA.al

Godet sërish Gjergj Luca/ Shqipërinë e shkatërroi sllavo-komunizmi

“Dallëndyshja e parë “Rozafa” u ngrit”/ Gjergj Luca hap 200 vende të reja pune në Gramsh

“Të mbështesim sipërmarrjen dhe punësimin”/ Gjergj Luca apel politikës

Nuk ndalet Gjergj Luca/ Rozafa “mbërrin” në Maliq, synohet punësimi i 1000 personave

“Ka arritur të bëjë të ulë kokën një shtet e ta respektojë”/ Agim Hushi përgëzon biznesmenin Gjergj Luca

“I çmenduri” Gjergj Luca

Ka mbi 1 mijë të punësuar/ Gjergj Luca: Asistenca sociale, politika më e gabuar për të papunët

Gjergj Luca sfidon sërish/ Themelon kinostudion “Shqipëria dje”

Gjergj Luca, biznesmeni që solli Suedinë në Elbasan/Shikoni ç’ka bërë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Mbajti në ankth Elbasanin për 5 orë/ Nxirret trupi i pajetë i 71-vjeçarit

LEXO EDHE:  Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE