LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Domgjoni Mirditës, banorët pa ujë edhe pse u investuan 140 mln lekë

10 Shkurt 2021, 21:44, Denoncim CNA

Fshati Domgjon është një fshat me histori të lashtë dhe i përmendur që në kohën e Bizantit si qendër e rëndësishme në rrethin e Mirditës.  Aktualisht në këtë fshat  jetojnë mbi 400 banorë.

Ata merren më shumë më bujqësi dhe pak blegtori. Problemi i këtyre banorëve ka qenë dhe mbetet prej vitesh furnizimi me ujë të pijshëm. Pavarësisht se në fshat ka dy burime nëntokësorë shumë shekullore përsëri i gjithë fshati nuk furnizohet me ujë. Ndër vite janë bërë përpjekje dhe janë hedhur para por tre firma të ndryshme  të cilat kanë punuar për ta hapur një galeri nëntokësore, nuk kanë përfunduar gjë. Katër herë investime janë bërë për të njëjtën galeri dhe sërish dera e saj qëndron e mbyllur.

Madje  një banor i Domgjonit shprehet se punën për hapjen e galerisë ai ka qenë sipërmarrës  dhe firmat nuk e kanë likujduar.? Këtu kemi shkuar 290 metra dhe uji ka, por mungon aparatet për ta çuar nëpër banesat e banorëve? shprehet banori. Në këtë investim janë hedhur rreth 14 milion lekë të reja në vitin 2001-2002  për kërkim dhe ende këta banorë vuajnë për pikën e ujit. Në verë banorët e kanë edhe me keq situatën pasi u duhet të mbushin ujë në krah rreth 30 minuta larg fshatit.

Te galeria e re, ku janë bërë gërmimet, ka dalë  ujë dhe pesë punëtor që kanë para pa marrë nga punëdhënësi kanë futur tuba plastikë dhe marrin ujë për familjet e tyre, banorët e tjerë asgjë.

Ndaj ata me të drejtë kërkojnë nga Fiksi t?u zgjidhet problemi. ? Ne kërkojmë një pusetë nga shteti dhe sahati të na vihet në çdo shtëpi? shprehen banorët e Domgjonit.

Në lidhje me ujin fshati ka një histori. Para disa shekujsh, njerëzit lanë një kalë të etur për të kërkuar ujë dhe kur kali nisi të gërvishte tokën, nisën të gërmonin dhe gjetën ujë. Është një pus i thellë rreth 15 metra, që funksion edhe sot. Pak metra më tej është bërë dhe një pus tjetër i tillë, por përsëri kjo sasi nuk del për furnizuar fshatin prandaj u desh që të niste kërkimi i galerisë së re.

Për këtë problematikë Fiksi u interesua edhe në prefekturë. Prefekti i Qarkut  Lezhë zoti Gjokë Jaku dhe me atributin e Kryetari të Menaxhimit të Baseneve dhe Ujërave nuk ishte në dijeni të kësaj problematike. Ai u shpreh i gatshëm të ngrinte një grup pune , të cilin e urdhërojë menjëherë pas vënies në dijeni nga Fiksi të problemit të banorëve të Domgjonit dhe premtoi se do ta ndiqte në terren këtë problem./ tch

Lajmet e fundit nga