LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e Realit

10 Shkurt 2021, 10:30, Sport CNA
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e Realit

Real Madridi është tronditur sot nga lajmi i vdekjes së njërit prej legjendave të klubit. Ish-mbrojtësi spanjoll në vitet ?50-?60 Enrike Perez ?Paçin? është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmi u dha nga vetë klubi mbretëror në faqen zyrtare.

Perez luajti më periudhën e artë të Realit, kur spanjollët dominonin Spanjën dhe Europën.

?Real Madridi, presidenti dhe Bordi Drejtues i klubit janë thellësisht të prekur nga vdekja e Enrike Perez ?Paçin?, njëri prej legjendave të klubit tonë në vitet 1959-1968.

Gjatë 9 viteve me Realin, Enrike zhvilloi  218 ndeshje dhe fitore dy Kupa Europiane (Liga të Kampioneve), 7 kampionate spanjolle, 1 Botëror të Klubeve dhe 1 Superkupë të Spanjës. Ai luajti dhe me kombëtaren spanjolle?, shkruhet në faqen zyrtare të Real Madridit.

 

Lajmet e fundit nga