Connect with Us

E bujshme/ Bayerni hidhet në sulm për Mohamed Salah

BundesLiga

E bujshme/ Bayerni hidhet në sulm për Mohamed Salah

Publikuar

-

Mohamed Salah ka ende dy vite kontratë me Liverpulin, mirëpo sulmuesi duket se nuk është shumë i bindur për të qëndruar sërish në Anfield. Egjiptiani, ka pranuar se mund të luajë me Barcelonën apo Real Madrid, ndërsa tashmë shtohet edhe një opsion i ri për ish-futbollistin e Romës.

Ka qenë drejtori i Bajern Mynih, Karl-Hajnc Rumenige, i cili thekson se do të ishin të nderuar ta kishin në skuadër Salah, apo atë që ai e quan Mesi i Afrikës.

“Për momentin nuk kemi një plan për të nënshkruar me Salah, por sigurisht do të ishte një nder ta kishim atë. Në opionionin tim, Salah është Mesi i Afrikës dhe sigurisht ai i ka aftësitë për të luajtur për ekipet më të mira në botë.

Ajo çfarë ai ka arritur mund të krahasohet me atë që kanë bërë Mesi dhe Ronaldo respektivisht me Barcelonën dhe Real Madrid”, u shpreh Rumenige.

Kështu, Liverpul dhe trajneri Jurgen Klop janë të paralajmëruar për lojtarin kryesor të skuadrës, i cili në verë mund të joshet nga mundësitë që ofrojnë emra si Real, Barça dhe tashmë Bajern Mynih.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Klubi i Bundesligës në rënie të lirë, shkarkohet trajneri dhe zyrtarët, pjesë edhe futbollisti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Schalke 04 humbi dje 5-1 me Stuttgart. Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit më të lartë të klubit kanë vendosur shkarkimin e trajnerit dhe disa zyrtarëve të tjerë. Në muajt e fundit, klubi nga Gelsenkirchen ka vetëm një fitore, teksa është rrugës për në Bundesliga 2.

Kriza financiare ka bërë që drejtuesit të shihnin të ardhmen te elementët pas shumë kosto, teksa në janar u afrua edhe mbrojtësi i Kombëtares gjermane, shqiptari Shkodran Mustafi.

Duket se skuadra ka vijuar të mos bëjë kthesën, me Kicker që bën me dije se bordi ka shkarkuar menjëherë dje në mbrëmje trajnerin Christian Gross, drejtorin sportiv Jochen Schneider, përgatitësin atletik Werner Leuthard dhe koordinatorin e skuadrës, Sascha Riether.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E bujshme/ Bayerni i Mynihut gati të rrëmbejë Haland

Publikuar

-

Nga

Lotar Mateus është i bindur se e ardhmja e Erling Halandit do të jetë te Bajerni i Mynihut. Sipas lojtarit rekordmen të kombëtares gjermane, nëse sulmuesi do të luajë deri në fund të kontratës së tij me Borusian, atëherë Bajerni do të jetë skuadra pasardhëse.

“Nëse Haland qëndron edhe një sezon në Bundesligë, bavarezët do të bëjnë gjithçka për ta pasur atë në skuadër. Ai është pa dyshim lojtari më i denjë për të zëvendësuar Robert Levandovskin në sulm.

Me Halandin, Bajerni do të siguronte një nga lojtarët më premtues në dekadën e fundit. Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në muajt e ardhshëm. Haland në Mynih është diçka që më ka tunduar prej kohësh”, tha Lotar Mateus.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Rebelohen te skuadra e Bundesligës, kërkojnë shkarkimin e trajnerit se… i ngatërron emrat lojtarëve

Publikuar

-

Nga

Shkale 04 po prek fundin në Bundesligë. Klubi i njohur nga Gelserkirshen mbart me vete histori dhe traditë në futbollin gjerman, por vetëm kaq nuk mjafton për të marrë rezultatet në fushën e lojës. Si për të mos mjaftuar kriza e thellë e rezultateve, situatën e rëndon edhe më tepër gjendja në dhomat e zhveshjes.

Sipas asaj që raportohet në mediat në Gjermani, një rebelim duket se po ndodh brenda klubit. Janë vetë futbollistët që janë ngritur kundër trajnerit të tyre dhe anëtarëve të tjerë të stafit të tij. Arsyeja përse e kanë shpallur të padëshiruar Kristian Gros është fakti se ky i fundit ngatërron emrat e lojtarëve me ata kundërshtar, si dhe përdor një gjuhë jo të përshtatshme në komunikim.

Megjithatë drejtuesit kanë pranuar për “Sky Sport“ në Gjermani se nuk do të bëjnë ndryshime në pankinë. Një vendim disi i pritur ky, teksa në situatën në të cilën ndodhet Shalke 04 vështirë të gjendet një zëvendësues për stolin e trajnerit.

LEXO TE PLOTE