LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia e Shkodrës bën bilancin e përmbytjeve/ 4005 hekatrë toke janë nën ujë

10 Shkurt 2021, 09:35, Aktualitet CNA
Bashkia e Shkodrës bën bilancin e përmbytjeve/ 4005 hekatrë

Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në Shkodër.

Bëhet me dije se 4005 sipërfaqe toke janë nën ujë, ndërsa situata vijon të mbetet shqetësuese në Shkodër. Fshati Obot ende ndodhet i bllokuar nga përmbytjet dhe për pasojë mund të kalohet vetëm me mjete të larta.

Në zonën nga Ana e Malit sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1270 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

 Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.78 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.95 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 22cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.40 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 25cm.
Sipërfaqe totale e përmbytur 4005 Ha
1. Tokë e pakultivuar 795 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2905 Ha
3. Grurë 160 Ha
4. Bimë Dekorative 102 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1270 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 960 Ha
Grurë 45 Ha
Pemtore 35 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
6. Shtëpi të përmbytura 4.
7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 ? 2.5m.
8. 8. Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.
9. 9. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
10. Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Gallube, fshati Oblikë.
11. Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Xhakaj, Kurtaliaj, fshati Muriqan.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1650 Ha, kryesisht në zonën e quajtur ?Këneta e Dajçit? (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 340 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1120 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 95 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
4. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
5. 5. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 160 Ha Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
Tokë e pakultivuar 35 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 125 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Të pakultivuara 60 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 320 Ha
Grurë 20 Ha
Nj.A.RrethinaSipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 140 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 ?Për Mbrojtjen Civile ?, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e ?përroit të kufirit? Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Lajmet e fundit nga