LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Strasburgut për shkarkimin e Xhoxhaj/ Reagon Yuri Kim: Procedurat e vettingut ishin të drejta

9 Shkurt 2021, 12:36, Politikë CNA
Vendimi i Strasburgut për shkarkimin e Xhoxhaj/ Reagon Yuri Kim: Procedurat

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar padinë e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj duke i dhënë të drejtë vendimit të Vettingut për ta shkarkuar.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim e cila shkruan në ?Twitter? se Gjykata e Strasburgut vlerësoi se procedurat e Vettingun për ish-gjyqtaren Xhoxhaj ishin të drejta dhe çuan në shkarkimin e saj.

?Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për Altina Xhoxhajn ? Procedurat e Vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale?, shkruan ambasadorja Kim.

ECHR Judgment: Xhoxhaj v. Albania – Vetting proceedings leading to dismissal of Constitutional Court judge were fair and dismissal proportionate https://t.co/3zrQJXe43w

? Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 9, 2021

Lajmet e fundit nga