LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj u gjobit nga KQZ/ Tabaku i përgjigjet kryebashkiakut: Sa herë gënjen, akuzon opozitën

9 Shkurt 2021, 17:03, Politikë CNA
Veliaj u gjobit nga KQZ/ Tabaku i përgjigjet kryebashkiakut: Sa herë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u gjobit sot nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale 4 muaj para zgjedhjeve.

Tabaku tha se pas çdo dështimi e paligjshmërie që bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzon opozitën.

Tabaku theksoi se Veliaj po i përdor për fushatë elektorale te gjithë ata qytetarë të cilët marrin çelësat e banesave të rindërtuara rreth një vit pas tërmetit.

?Kjo është një situatë kur Celiaj sa herë që shkel ligjin, akuzon opozitën. Çfarë ndodhi pak javë më parë kur ai u përfshi në përgjimin e Antimafias italiane, në pastrimin e parave të drogës së grupit të Ndragehtës, akuzoi opozitën. Rriti biletat e urbanit dhe akuzoi opozitën. Rriti taksat, akuzoi opozitën, dha leje ndërtimi dhe përsëri akuzoi opozitën.

Është pjesë e një loje politike të tij se sa herë gënjen me të dyja këmbët, akuzon opozitën. Është thjesht një de javu dhe një përsëritje e një kopje të shëmtuar të asaj që bën Rama. Besoj se 8 vite dëshminë në qeveri dhe 6 në bashkinë e Tiranës, janë mjaftueshëm që të largohen Rama dhe Veliaj. Duke e dëgjuar, kuptova se në fakt sjellja e tij është jo vetëm arrogante, dhe amorale, por dhe kriminale. Pasi i ka mbajtur qytetarët jashtë shtëpive të tyre, që t?i fusin tani për fushatë elektorale.

Por a ka krim më të madh që t?i lësh njerëzit nëpër çadra?! Për më tepër kur i paskan tenderuar vjet. Ky është shembulli më i mirë se si nuk duhet të jetë politika. Unë besoj se ka ardhur koha, pavarësisht se janë të majtë apo të djathtë, të dalin para politikanëve që kanë zgjedhur, që të marrin atë që iu takon. Është e turpshme që 1 vit e gjysmë pas tërmetit, të dalë e të hedh sulm me baltë dhe të bëjë politikën më të shëmtuar që unë nuk besoj se e bën njeri këtu. Është shembulli më i keq në politikë?, tha Tabaku për ?News 24?./CNA.al

Lajmet e fundit nga