LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

''Të japë dorëheqjen, dështoi në Rusi''/ 51 eurodeputetë kërkojnë largimin e Borrell

9 Shkurt 2021, 13:33, Kosova & Bota CNA
''Të japë dorëheqjen, dështoi në

Një grup eurodeputetësh kërkojnë largimin e shefit të politikës së Jashtme Joseph Borrell pasi e akuzojnë se ka dështuar të arrijë rezultate në takimin që zhvilloi pak ditë më parë në Moskë.

Madje sipas tyre gjatë takimit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e poshtëroi.

Në letrën dërguar presidentes së Komisionit Evropian, 50 ligjvënësit argumentojnë se Borrell vazhdimisht dështoi të mbrojë interesat e Bashkimit Evropian dhe bëri deklarata të rreme në lidhje me sanksionet e BE.

Kryediplomati ishte në kryeqytetin rus, pasi një gjykatë në Moskë dënoi kritikun e KremlinitNavalny. Pas takimit me LavrovBorrell  theksoi  e Evropa dhe Rusia po largohen  gjithnjë e më shumë nga njëra tjetra.

Por shefi i politikës së Jashtme të unionit tashmë do të dalë para Parlamentit Evropian për t?iu përgjigjur kritikave dhe kërkesës për dorëheqje.

Përveç rastit të Navalny raportet mes Moskës dhe Brukselit janë acaruar edhe për shkak të aneksimit te Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe mbështetjes qe shteti rus u jep separatistëve që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës./euronews

Lajmet e fundit nga