Si u bë zemra simbol i dashurisë, epshit dhe shpirtit

9 Shkurt 2021, 08:05, Blog CNA
Si u bë zemra simbol i dashurisë, epshit dhe shpirtit

Nga Kate Golembiewski ?Discover Magazine?

Ju mund të keni një zemër, dhe mund t`a humbni atë. Mund t`a lini në një qytet apo vend tjetër. Zemër-thyerja është një emocion i tmerrshëm për një organ që është në thelb, një muskul i madh. Me kalimin e viteve, zemra ka kaluar nga të qenit qendra nervore e trupit, në shtëpinë simbolike të shpirtit dhe në një mrekulli biomekanike.

Rrugëtimi i saj na tregon diçka mbi mënyrën se si e shohim botën dhe vendin tonë në të. (Ndërkohë, origjina e simbolit klasik të zemrës së thyer për dashurinë është ende e diskutueshme). Shumë nga ne mund t`a kenë lexuar se egjiptianët e lashtë mendonin se truri ishte i pavlerë, dhe se balsamuesit e nxirrnin atë përmes vrimave gjatë mumifikimit të një personi të vdekur dhe e hidhnin tek mbeturinat. Ndërkohë, zemra ruhej në një kavanoz alabastri, në mënyrë që në jetën e përtejme, të mund të peshohej për të përcaktuar fatin e shpirtit të ?pronarit? të saj. Por e vërteta rreth mënyrës sesi njerëzit e lashtë e shihnin zemrën përkundrejt trurit, është pak më e komplikuar.

Një tekst mjekësor egjiptian që daton rreth vitit 1600 Para Krishtit, aludon mbi rëndësinë e trurit. Ai përmend dëmtimet e kokës, dhe disa nga problemet që mund t`a pasojnë atë. ?Ai tekst na bën të qartë se truri është qendra e funksioneve tona motorike?- thotë Bred Baulej, historian në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.

Pra, nuk është se egjiptianët e lashtë mendonin se truri nuk kishte ndonjë rëndësi, por thjesht nuk kishte aq rëndësi sa zemra. Edhe filozofët e lashtë grekë dhe ata romakë, i jepnin zemrës një rëndësi më të madhe. Në Greqinë e shekullit IV Para Krishtit, Aristoteli pohonte se zemra ishte burimi i jetës dhe qendra e sistemit nervor.

Rreth 500 vjet më vonë, mjeku romak Galeni, argumentoi se nervat janë të lidhura me trurin. Por ata binin dakord mbi një element thelbësor. Galen dhe Aristoteli besonin se emocionet tona, drejtohen nga humoret tona, shpjegon Baulej. Dhe më këto të fundit ata i referoheshin gjakut, gëlbazës, bilës së zezë dhe asaj të verdhë.

Meqë besohet se zemra pomponte dhe ngrohte gjakun, kjo mund të ndikonte në emocionet e njeriut. Bulej thekson se Galeni dhe Aristoteli, besonin se zemra e njeriut është jo vetëm një lloj qendre e shpirtit, por ajo është gjithashtu diçka që ndikon shumë mbi mënyrën se si ndiheni dhe si reagoni ndaj gjërave.
Meqenëse Galeni besonte se sperma ishte lloj?gjaku i mbinxehur?, kjo do të thoshte gjithashtu se zemra luante gjithashtu një rol në dashurinë seksuale. Sipas këndvështrimit të Galenit, ?kur një burrë bën seks, ai është aq i pasionuar, aq i nxehtë, sa që e shndërron gjakun e tij në këtë lloj shkume?.
Përveç marrëdhënies së saj me ?4 humoret?, zemra si selia e emocioneve kishte edhe një kuptim simbolik. ?Por pse zemra merr kuptime kaq të veçanta??- thotë Paula Findlen, historiane e shkencës dhe mjekësisë në Universitetin e Stenfordit, SHBA.

?Unë mendoj se kjo nuk është vetëm një çështje e anatomisë dhe fiziologjisë, por ka të bëjë edhe me besimin kulturor?- thekson ajo. Findlen shpjegon se filozofët si Aristoteli dhe Galeni,njihnin ekzistencën e një hierarkie në trupin e trupit, me organe si ato gjenitale dhe mëlçinë që lidheshin me forcën fizike, ndërsa truri cilësohej qendra e arsyes dhe logjikës.

Zemra, që ishte e vendosur fizikisht në mes, mbushte boshllëkun:?Dashuria është fizike dhe metafizike. Dhe këtë e vërteton vendndodhja e zemrës, pasi gjendet midis mëlçisë dhe trurit?- shton ajo. Roli i zemrës si selia e shpirtit, përkthehet edhe në një rëndësi fetare. Gjatë Mesjetës,njerëzit në Evropë besonin se mirësia dhe shenjtëria mund të shfaqeshin fizikisht në trup, veçanërisht në zemër. Pas vdekjes së një personi që konsiderohej i shenjtë, një nga hapat e parë bashkë me mbledhjen e raporteve mbi mrekullitë që kishte kryer, ishte ?copëtimi i trupittë tyre për të gjetur shenja shenjtërie?.

Në vitin 1308, kur vdiq Klara nga Montefalko, një murgeshë që thuhej se kishte pasur vizione të shenjta, trupi i saj u copëtua. Historia thotë se brenda zemrës së saj kishte simbole të vogla fetare, përfshirë imazhin e kryqëzimit. Prova të tilla, ishin vendimtare në fushatën për kanonizimin e saj si një shenjtore.
Në shekullin XVI-të, shenjat fizike të shenjtërisë, ishin më pak ekstreme sesa simbolet fetare të mrekullisë brenda trupave të njerëzve. Për shembull, një zemër e zmadhuar mund të jetë provë fizike e veprave të mira. Gjatë Rilindjes, shkencëtarët evropianë bënë hapa të mëdhenj për ta kuptuar zemrën, pjesërisht falë diseksioneve.

Leonardo da Vinçi realizoi vizatime të hollësishme anatomike, dhe madje krijoi një model zemre prej qelqi, për të kuptuar më mirë funksionin e saj. Gjetjet e tij filluan që të distancoheshin nga teoritë e Aristotelit dhe Galenit. Në vitin 1628, mjeku anglez Uilliam Harvi botoi një studim ku ai përshkruan se si funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut. Modeli i tij diktoi më pas të gjitha debatet mjekësore mbi zemrën, dhe roli i zemrës si një qendër emocionale nisi që të zbehej, të paktën në fushën e shkencës.

Gjuha dhe letërsia e ndihmuan zemrën të ruajë rolin e saj simbolik në shoqërinë perëndimore. Shkrimtarët si Shekspiri dhe Dante, dhe poetët mbi të cilët ata ndikuan për shekuj me radhë, vendosën një lloj standardi për konceptet moderne të dashurisë dhe intimitetit.

Dhe ndërsa kuptimi evropian i zemrës, ka ndikuar shumë në shoqërinë perëndimore, kulturat në të gjithë botën kanë bërë përparime mbi mënyrën se si funksionon zemra. ?Kur Evropa ishte në epokën e errët, kultura dhe shkenca islamike po lulëzonin?- thotë Naser Kan, kardiolog në Klinikën Ajoua, SHBA.
?Ibn Sina ishte një nga mjekët islamikë më të shquar. Ai ishte i pari që teorizoi se ndoshta zemra ka edhe një funksion tjetër, përveç të qenit qendra e shpirtit, siç përshkruhej nga Aristoteli dhe Galena. Sidoqoftë, në disa mënyra, të lashtët kishin të drejtë:Emocioni nuk krijohet vetëm në tru, dhe mirëqenia jonë psikologjike ndikon në të gjithë trupat tanë, përfshirë zemrat tona.

Një lidhje çuditërisht e zakonshme midis zemrës dhe emocioneve quhet kardiomiopatia tako-tsubo, ose Sindroma e Zemrës së Thyer. Në sindromën e zemrës së thyer, kur një pacient përjeton shqetësim të rëndë emocional, ata e ndiejnë atë në zemrën e tyre. Hormonet e tyre shtohen, dhe barkushja e majtë e zemrës fryhet, duke marrë një formë të rrumbullakosur si një kurth japonez për oktapodët,tako-tsubo. Nga këtu vjen emri zyrtar i sindromës, që bën që zemra të pompojë gjak në mënyrë më pak efikase.

?Maja e zemrës zmadhohet dhe nuk lëviz, ndërsa pacientët kanë dhimbje të forta në gjoks, marrje fryme, si të ishte një sulm në zemër. Por kur ju bëni një angiogramë, shihni se arteriet e zemrës së tyre janë në rregull, pa asnjë bllokim?-thotë Kan. Në praktikën e tij si kardiolog, Kan thotë se sheh shumë pacientë me sindromën e zemrës së thyer, të paktën 1 herë ose 2 herë në muaj. Ato mund të trajtohen me ilaçe për të përmirësuar funksionin e zemrës, si frenuesit ACE dhe bllokuesit beta. Sindroma e zemrës së thyer, thotë Kan, e bën të qartë se ndërsa ne mund të mos e shohim më zemrën si qendrën e emocioneve, ?ato janë të ndërlidhura në mënyrë të pabesueshme, mendja dhe trupi shkojnë dorë për dore?./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga