LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i ‘tërheq veshin’ Kryemadhit/ Ke patur dalje spektakolare, kujdes!

9 Shkurt 2021, 12:00, Politikë CNA
Rama i ‘tërheq veshin’ Kryemadhit/ Ke patur dalje spektakolare,

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ashpërsimin e gjobave për të gjithë personat që shkelin ligjin, dhe organizojnë takime elektorale, në një kohë kur rastet e Covid janë duke u rritur ndjeshëm.

Rama tha se u ka dhënë porosi të gjithë socialistëve që të zbatojnë ligjin, dhe në rast se nuk e respektojnë atë do tiu nënshtrohen gjobave.

Ndërsa ai u ndal dhe tek rasti i Kryemadhit dhe mbledhjet e LSI, teksa e paralajmëroi këtë të fundit se po bëhet shkak për përhapjen e Covid.

“Daljet e Monika kryemadhit kanë qënë spektoklaore, për të mos tërhequr vemendjen.

Prandaj është e domozdoshme të ketë një shtrëngim të fortë në këtë drejtim, se jo variani ri, por mjafton variant vjetër për të pasur një përhapje shumë të shpejtë.

Partitë poltike, minimumi që mund të bëjnë është të mos bëhen përhapëse të virusit lart e poshtë.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga