Connect with Us

“Mor zuzar”/ Paloka i kthehet Ramës: Hap i madh kur të përfundosh në burg

Politikë

“Mor zuzar”/ Paloka i kthehet Ramës: Hap i madh kur të përfundosh në burg

Publikuar

-

“Prapë me filma ky!?”/ Paloka ironizon Ramën: Premton në letër aeroporte e porte

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama përsa i përket arrestimit të bashkëpunëtorëve të sanitares së spitalit Shefqet Ndroqi.

Paloka ngre disa pyetje pasi Rama nënvizoi se është lajm i mirë arrestimi i tyre dhe tani janë gati të hedhin hapin e madh. Demokrati thotë se hapi i madh do të hidhet kur Rama të pëfundojë pas hekurave ashtu si Tirja.

“Nuk e di a duhet qare apo qeshur me keta monstra! “Tirja” ne krye te qeverise paska shprehur kenaqesine e tij per arrestimin e dy pastruseve dhe dy infermiereve tek “Shefqet Ndroqi” pas skandalit qe plasi ne media…E paska quajtur “mesazh i qarte” dhe paska shtuar se tani qenka gati “per te hedhur hapin e madh”!!! E mendon vertete qe mund te tallet kaq lehte me shqiptaret ?! Po pse trajtimi dhe shendeti i qytetareve neper spitale ne dore te pastrueseve qenka? Ato vendosin per jeten e njerezve ne spitalet e Rames?! Po nje tufe me drejtore e shefa te emeruar nga “rilindja” per te drejtuar e menaxhuar , çfare bejne aty, apo jane te zene me spektaklet e Rames? Doni te na mbushni mendjen se tani u kapen “fajtoret” e pas tete vitesh si kryetire, tani qenkemi gati per “hapin e madh”…! Jo mor zuzar, hapi i madh do hidhet kur ti i pari e te tjeret si ti, gjithe “tiret” e qeverise, te perfundojne pas hekurave. Ai do jete “hapi i madh” qe fillon me 25 prill”, shkruan Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri i Ramës kundër Reformës në Drejtësi/ Sfidon ambasadorët, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka dalë kundër Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se as reformë nuk mund të quhet, por “deformë”.

Sipas Manjanit, ajo çfarë ka sjellë kjo e ashtuquajtur Reformë në Drejtësi, janë vetëm vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori.

Gjithashtu Manjani sfidon publikisht ambasadorët e huaj në vendin, tonë, ndërsa thekson se nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Nuk ka reformë që zgjat. Përndryshe nuk quhet reformë.

Kaluan 5 vjet dhe ende nuk i duket fundi.

Në asnjë përkufizim koncepti, libër apo leksion menaxhimi nuk e quan dot reformë një veprimtari të tillë.

Reformë quhet një transformim i menjëhershëm përmirësues i sjelljes apo veprimtarisë së një institucioni.

Por 5 vite, plus nuk dihet sesa vite të tjera, nuk ka lidhje me fjalën “menjëhershëm”. Aq më pak vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori të quhen përmirësim.

Mund ta quash sistem, rregjim por jo reformë. Enver Hoxha, fjala vjen, sundoi me plane 5 vjeçare…

Kjo që u bë ishte një deformim, jo reformim.

Ishte dhe mbeti një veprimtari politike që goditi persona jo fenomene. U konceptua kështu dhe ashtu u zbatua.

Kjo është një deformë që po krijon një kastë gjykatësish e prokurorësh që veprojnë nën presion dhe jo të pavarur.

Nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Na hapën barkun me histori virtuale suksesi.

E kuptoj që ata avokatojnë disa miliona dollarë që shitet si ndihnë, por mund të jenë njëkohësisht edhe avokatë të miliona njerëzve në Shqipëri që duan e presin drejtësi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  E rëndë në Delvinë/ Naftëtarët përfundojnë në spital

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Zbulohet kushti

Më tej, ai thekson se dështimi nuk mund të shitet pafundësisht si sukses.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Dhe të mos pranosh deformën është qytetari. Mesa dimë edhe në Perëndim kështu quhet: qytetari.

Ndaj nuk më plas fare për arsyetimin idiot se kush na qenka kundër kësa mrekullie, qenka edhe kundër perëndimit. Nuk më

plas sepse është spekulim me idenë e perëndimit dhe të demokracisë.

Vijoj të mbetem i bindur se shqipërinë e do më shumë shqiptari, sado kriminel të jetë.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani i drejton edhe një mesazh opozitës, ndërsa shkruan se nuk duhet të japë konsensusin për ti  zgjatur jetën kësaj “deforme”, sikurse e cilëson ai.

Nejse, se po u japim më shumë vemendje ambasadorëve sesa punëve tona.

Unë nuk jam që opozita të japë konsensus për ti zgjatur jetën kësaj deforme.

Jo pa bërë më parë një vlerësim të plotë e të detajuar përse vendimi konsensual i para 5 viteve u shndërrua në deformimin e dytë më të rëndë në historinë e shtetit tonë, pas drejtësisë dhe shtetit komunist.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit/ Rama publikon pamjet dhe jep mesazhin për shqiptarët

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  E rëndë në Delvinë/ Naftëtarët përfundojnë në spital

LEXO TE PLOTE