Connect with Us

Legjenda e Anglisë me deklaratë shokuese, godiste trupin e pajetë të babait

Premier Liga

Legjenda e Anglisë me deklaratë shokuese, godiste trupin e pajetë të babait

Publikuar

-

Paul Gascoigne, figura e njohur e Totenhemit dhe Lacios, njëkohësisht legjenda e Anglisë, ka dhënë një deklaratë shokuese në intervistën për mediat angleze. Marrëdhënia e tij me babain ka qenë e vështirë teksa për shkakun e tij ka kaluar një krizë nervore duke marrë ndihmë për pjesën psikologjike.

Kur babai ndërroi jetë në 2018 për shkak të kancerit, Paul e ka goditur trupin e pajetë. “Kur ishim të dy në spital dhe ndërroi jetë, shkova te shtrati dhe po e godisja me grusht. E godita disa herë dhe u hakmorra. Pastaj shkova dhe e përqafova për 45 minuta. Ishte trup i thatë, fliste me të gjithë përveç meje. Më pëlqente që ta merrja kudo në botë kur luaja”, tha Paul.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Barazim shterpë, Chelsea bën “paqe” me Manchester United! City më pranë titullit

Publikuar

-

Nga

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe e shumëpritur nga tifozët e lojës më të dashur me top, ky takim përfundoi me rrjeta të paprekura.

Ekipet lanë pak hapësira në fushën e lojë dhe rastet për shënim ishin të pakta, por duhet theksuar se të dyja vinin të lodhura pas përballjeve që kishin në mesjavë në arenën ndërkombëtare.

Ky barazim, megjithatë nuk i shërben asnjë prej ekipeve, duke bërë që Manchester City të vijojë i pashqetësuar me 12 pikë para United.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Fitorja e 20 radhazi vjen nga dy mbrojtësit, Siti i Guardiolës nuk njeh rivalë

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti nuk di të ndalet dhe në ditën e sotme ka marrë fitoren e 20 radhazi. Një record ky i qytetarëve që vazhdon të zgjerohet, ndërsa në takimin e orës 13:30 në Premier League, mposhtën me rezultatin 2-1, Uest Hem.

Në fakt, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola vuajtën pak më shumë se në ndeshjet e tjera, megjithatë në fund dolën triumfues falë dy golave që erdhën nga reparti difensiv. Kështu, klubi nga Mançesteri kaloi i pari në avantazh me anë të Ruben Dias në minutën e 30, megjithatë miqtë do të reagonin dhe dy minuta para fundit të pjesës së parë do të gjenin barazimin me anë të Valencias.

Gjithsesi, në pjesën e dytë, Siti ishte i vendosur për të marrë fitoren e radhës dhe në të 68-tën, Xhon Stons kaloi të tijtë në avantazh. Një gol që rezultoi vendimtar dhe pas këtyre tre pikëve, qytetarët vazhdojnë të qetë rrugën drejt titullit teksa janë në vend të parë me 66 pikë, ndërsa Uest Hem mbetet në vendin e katërt me 45 pikë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E trishtë/ Gjendet i pajetë në liqen babai i portierit Alison

Publikuar

-

Nga

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e portierit të Liverpulit, Alison Beker. Babai i tij, Joze Agostinjo Beket, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare në jug të Brazilit.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të gardianit të Liverpulit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Joze Agostinjo Bekers, babait të portierëve, Alison dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

Siç raportohet, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen.

LEXO TE PLOTE