Connect with Us

“Kemi marrë më shumë thirrje në urgjencë”/ Brataj: Shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi

Aktualitet

“Kemi marrë më shumë thirrje në urgjencë”/ Brataj: Shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi

Publikuar

-

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se vetëm ditën e djeshme në 24 orë në urgjencë kanë ardhur 365 thirrje më shumë se zakonisht.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai bëri me dije se shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi.

“Dita e djeshme ka pasur 365 thirrje më shumë . Zakonisht në këtë periudhë bëjmë 1600 vizita në ditë. Ndërsa 482 vizita të kryera në shtëpi nga 161 për covidin. Që do të thotë personat që trajtohen në banesë marrin në telefon, ata që janë përkeqësuar ne i çojmë në spital.
Janë shumë faktorë që ndikojnë në ecurinë e sëmundjes. Megjithatë ka edhe shumë qytetarë që duan të trajohen në shtëpi dhe mjeku nuk mund ta imponojë edhe e kurojmë në shtëpi. Nga data 9 mars janë kryer 791 thirrje për Covid”, tha Brataj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rezultati i parë për kreun e PD/ Mbyllet numërimi në Kolonjë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i parë për kreun e PD/ Mbyllet numërimi në Kolonjë

Procesi i votimit për kreun e ri të PD ka përfunduar.

Në rrethin e Kolonjës është mbyllur procesi i numërimit, nga të cilat ka rezultuar se Lulzim Basha ka marrë 140 vota, ndërsa Agron Shehaj vetëm 82 vota.

Numërimi u krye në degën e PD të qytetit, ndërsa kutitë do çohen në qendër qark pas numërimit.

LEXO EDHE:  E trishtë/ Humb jetën nga Covid-19 zyrtari i bashkisë
LEXO EDHE:  Prej dy muajsh në betejë me Covid/ Reagon për herë të parë Andi Përmeti, përlot me mesazhin e tij

Kolonja nga 9000 zgjedhës në total, PD ka vetem 300 anëtarë që votojnë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Anëtarët e PD iu drejtuan kutive të votimit në orën 08:00 në 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin, ndërsa në garë janë katër kandidatë, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj..

Të gjithë fletët e votimit që kanë ngelur pa përdorur tashmë janë futur nëpër zarfe dhe do të dorëzohen në vendgrumbullimin e kutive të votimit.

Ndërkohë një ndër kandidatët që ka shprehur rezerva të forta në këtë proces zgjedhor është Agron Shehaj, i cili pretendon se shumë nga vëzhguesit e tij janë larguar nga komisionerët pa të drejtë.

LEXO EDHE:  “Besimi mbi një gënjeshtër është afatshkurtër”/ Dasho: Masat që janë marrë nuk kanë dhënë asnjë efekt

LEXO EDHE:  Regjistrohen 285 raste të reja në Kosovë/ Arrin në 1.492 numri i viktimave

Ndërkaq në një deklaratë për mediat në mesditë kreu i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana është shprehur se rezultati paraprak për fituesin e zgjedhjeve do të shpallet rreth mesnatës ndërsa zyrtarisht do të shpallet të hënën paradite./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  Kufizimi i transmetimit të Covid/ Banka Botërore financon Shqipërinë me 15 mln euro

LEXO EDHE:  COVID-19/ Gati ilaçi i parë për ta neutralizuar atë! Kërkon më pak kohë se një vaksinë

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE