LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ke shkuar të gjesh burrë apo për plazh”/ Komentuesit kritikojnë Ledianën për veshjen

9 Shkurt 2021, 12:50, Lifestyle CNA
“Ke shkuar të gjesh burrë apo për plazh”/ Komentuesit

Lediana Prenga, tashmë është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të ?Përputhen?.

Në episodin e shkuar të emisionit ajo u shfaq e veshur me një bluzë të shkurtër të kuqe (crop top) dhe me pantallona të zeza.

Konkurrentja ka publikuar foto në rrjetet sociale ku ka marrë shumë komente negative për mënyrën se si vishet.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar duke thënë se kjo nuk është veshja e duhur me të cilën duhet të dalë në ekran.

Kujtojmë se javën e kaluar në ?Përputhen Prime? ajo sqaroi akuzat e bëra së fundi nga fansat se jashtë ishte e fejuar dhe se partneri i saj ishte në burg në Belgjikë.

Rreth kësaj ajo u shpreh duke thënë se ka mbetur shumë e habitur nga këto komente dhe iu është drejtuar ndjekësve të mos shpikin më gjëra të tilla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga