Connect with Us

“I ke duart e lara me gjak, o kriminel!”/ Këlliçi i zotohet Veliajt: Sa të kem unë frymë…

Politikë

“I ke duart e lara me gjak, o kriminel!”/ Këlliçi i zotohet Veliajt: Sa të kem unë frymë…

Publikuar

-

“I ke duart e lara me gjak, o kriminel!”/ Këlliçi i zotohet Veliajt: Sa të kem unë frymë..

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i është përgjigjur ‘thumbave’ të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi sot në Kombinat, u mor dhe me jetën përsonale të kandidatit të PD-së, duke theksuar me ironi se është dhëndër në PS.

Teksa i kujton të gjitha ‘bëmat e gjëmat’ në krye të bashkisë, Këlliçi i zotohet Veliajt se sa të ketë frymë, do kërkojë çdo ditë drejtësi për Ardit Gjoklaj dhe çdo shkatërrim që po i bën qytetit për interesat e klaneve mafioze.

 ‘Vrasësi i Ardit Gjoklaj u rikthye sot në skenën e krimit të tij, në Kombinat. Firmëtari i mafias së plehrave, në vend që t’u japë përgjigje qytetarëve se përse ka paguar miliona euro për djegien e plehrave, që po u zënë frymën dhe u shkaktojnë sëmundje të pashërueshme qytetarëve, merret me jeten time private!

E kuptoj që nuk e duron dot faktin se ajo që qëndron sot përkrah meje ishte në shesh me shumë qytetarë të tjerë për të protestuar që Teatri Kombëtar mos të shembej nga dora jote dhe është e neveritur nga politika jote e mashtrimit dhe nga shkatërrimi që po i bën qytetit për interesat e klaneve mafioze.

Ti s’flet dot për edukimin tim, për arritjet e mia universitare jashtë vendit, për veprimtarinë time politike, për kapacitetin tim, sepse ti nuk e ke luftën me mua, por me socialistët e ndershëm të Kombinatit, sepse ata nuk ta falin dot luftën që u ke bërë për të punësuar G99-çat e tu.

Si i përgjuari i Antimafias italiane, si shembësi i Teatrit Kombëtar dhe shkatërruesi i trashëgimisë identitare të Tiranës, nuk kishe ku të kapeshe tjetër. Ky është ndryshimi midis meje dhe teje.

Ty ta bën Tirana me gisht se i ke duart me gjak, se je i zhytur deri në grykë në llumin e pastrimit të parave, sepse ha në një çanak me mafian e plehrave. Unë jetoj modestisht me paratë e mia, jo me të gruas, as me pensionin e nënës, as me 20 përqindshat e mafias së plehrave dhe betonit.

Porsi minjtë që janë të parët që ndjejnë tërmetin, edhe ti e ndjen i pari që shefit tënd i ka ardhur fundi. S’e ke me mua.

E ke me Edi Ramën. Një Zot e di si po duron pa ia prerë këmbët e karriges. Ke halle të tjera ti. Aty e ke mendjen, në karrigen e kryetarit të PS. Vështirë ta bësh me korrespondencë nga burgu.

Do mbash përgjegjësi se ke 10-fishuar faturat e ujit kur qytetarët ujë nuk kanë! Do mbash përgjegjësi se i ke rritur taksat biznesit duke e çuar drejt falimentit.

Sqaroji qytetarët se për llogari të kujt ke mbyllur rrugën e Durrësit dhe “Myslym Shyrin”. Trego se paratë e kujt po pastron me betonizimin e Tiranës.

Sulmet private nuk do të ndalin as mua, as atë që jam i lumtur që kam në krah, të luftojmë çdo ditë për ta bërë Tiranën një qytet të jetueshëm dhe të zhvilluar për çdo shqiptar, qofshin demokratë a socialistë!

Sa të kem frymë, unë i pari Belind Këlliçi, do kërkoj çdo ditë drejtësi për Ardit Gjoklaj. Tirana do çlirohet nga Ndragheta!

Ta premtoj o kriminel!’

May be an image of 3 people and text

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Kukulla e kunatit dhe pengu i Ramës”/ Jozefina Topalli i nxjerr bojën Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli , ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Klan neës ku është shprehur për Bashën se është kukulla e kunatit dhe pengu i Ramës.

“Ai është kukulla e kunatit dhe është pengu i Ramës, kjo është e vërteta. Komentet e tjera janë spekulimet e tij që është mësuar t’i bëjë gjatë 17 viteve që është në krye të gjërave dhe mendon se do të vazhdojë të notojë pa pasur kundërvënien e qytetarëve, por fakti është se ai këtë herë i ka të gjithë kundër.



Dhe ajo që nuk arrij ta konceptoj, të kesh gjithë bazën e partisë tënde kundër dhe të dalësh të japësh deklarata të tilla, është… Unë nuk di ta krahasoj me tjetër, unë e kam krahasuar me Enver Hoxhën, por disa miq më thanë ndoshta nuk je korrekte, Enver Hoxha ishte ai që ishte, por bënte mbledhjet e Komitetit Qendror të Byrosë pavarësisht se ishin fasadë dhe keqpërdoreshin nga ai.

Është për Guiness për faktin se është një njeri që vetëm ka dështuar për shkak sepse ka shitur interesat e opozitarizmit në funksion të interesave familjare”, theksoi Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku del kundër Bashës/“Berisha anëtar i përjetshëm i Këshillit Kombëtar të PD”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në PD.

Tabaku ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha është anëtar i përjetshëm i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ajo ka thënë se përjashtimi i tij ishte një situatë emocionale, ndërkohë që ka theksuar se qëllimi i përbashkët është largimi i kryeministrit Edi Rama.



“Berisha është anëtar i përjetshëm i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Është situatë emocionale, pasi bëhet fjalë për Berishën, i cili ka lidhje të ngushtë me PD-në. Debati e forcon Partinë Demokratike. Qëllimi i përbashkët është largimi i Edi Ramës “, ka thënë Tabaku në Abc News.

“Për vendimin që u mor, të siguroj që është bërë maksimumi që kjo të mos ishte kjo zgjidhja përfundimtare”, ka shtuar më tej Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me Dritan Lelin s’do të ketë surpriza”/ Ahmetaj: Do të ndjekim linjën e Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur rreth raporteve të tij me  kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në një intervistë për News 24, Ahmetaj ka deklaruar se nuk e ka takuar kryebashkiakun Leli, pasi politikisht ka qenë i angazhuar në Tiranë.

Mes të tjerash, zëvendëskryeministri tha se nuk do të ketë surpriza në raport me të, pasi do të mbajë të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama.



“Se kam takuar zotin Leli. Janë marrëdhënie…Unë kam punuar në Tiranë politikisht. S’më ka lidhur puna me zotin Leli, politikisht. S’do të ketë asnjë surprizë, nga ajo që ka thënë kryeministri. Unë do kërkoj mbështetjen e çdo socialist që është gati të punojë pa kushte për vendin dhe PS. Do vijojë linjën e zotit Rama se besoj dhe se e dyta ai ka qenë deputet dhe drejtues në atë qark. Ai i di detajet në atë qark”, ka thënë Ahmetaj.

Ahmetaj u ndal edhe te projeksioni i qeverisë dhe angazhimi i kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve. Ai tha se kjo skemë përcakton një rritje prej 300 mln dollarë.

“Shuma që mendojmë  të injektojmë te pensionet është diku te 70 mln dollarë në vit. Pensionet dhe kontributet vijnë nga një histori 40-50 vjeçare. Sistemi ka nevojë që të rrijë në këmbë dhe t’i si ngre dot pensionet menjëherë 40%. Kryeministri ka një ide që po e kalkulojmë. Fondit të pensioneve do i shtohen gradualisht 300 mln dollar”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE