LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hekurudha Tiranë-Durrës gati për të filluar nga puna”/ Rama jep detaje: Është lidhur kontrata

9 Shkurt 2021, 17:19, Politikë CNA
“Hekurudha Tiranë-Durrës gati për të filluar nga

Nga Durrësi ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët Rama është ndalur tek investimet e qeverisë në këtë zonë, duke nisur nga porti i Durrësit e deri tek rijetëzimi i rrjetit hekurudhor. Rama tha se hekurudha Tiranë-Durrës është gati për të nisur nga puna, pasi kanë përfunduar të gjitha ngërçet kontraktuale.

Sipas tij, investimi në hekurudhë do të jetë në interes dhe të portit të ri që do të ndërtohet.

?Hekurudha Tiranë ? Durrës është gati për të filluar nga puna, sepse është lidhur kontrata. Presim të na miratohet fondi për hekurudhën Durrës ? Hani i Hotit që përsëri lidhet me porti. Plus hekurudha Durrës-Prishtinë dhe më tutje. Këtij porti mund t?i ndërtosh hekurudha afër, po nuk është në gjendje të jetë konkurrente me portet përballë?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga