Connect with Us

CNA.al zbulon masat e reja/ Ja kur do të nisë ora policore

Aktualitet

CNA.al zbulon masat e reja/ Ja kur do të nisë ora policore

Publikuar

-

CNA.al zbulon masat e reja/ Ja kur do të nisë ora policore

Situata e krijuar në vendin tonë si pasojë e Covid ka qenë shumë e rëndë, ku përgjatë këtij fillim muaji janë shënuar edhe rastet më të larta të infektimeve dhe viktimave.

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi sot se do të ketë ashpërsim të masave, ndërkohë që nesër pritet që të dalë në një konferencë Komiteti Teknik i Ekspertëve për të komunikuar masat e reja.

Ndërkohë që CNA.al ka mësuar se orari i lëvizjes do të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes nga ora 22:00 që është aktualisht.

LEXO EDHE:  Do hetonte orgjinën e Covid-19/ Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë

Kjo masë e re pritet që të miratohet nesër nga Komiteti.

Ky kufizim do të jetë për mjetet dhe individë, të cilët nuk do të dalin nga shtëpia e tyre nëse nuk do të kenë urgjenca mjekësore./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Katër viktima, mbi 400 raste të reja me Covid-19

LEXO EDHE:  “Shkollat janë kthyer në vatër të përhapjes së Covid”/ Vokshi: Qeveria nuk po merr asnjë masë

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kinematografia botërore në zi/ Shuhet aktori i madh francez, Jean Paul Belmondo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkombëtare në klasikën revolucionare të Jean-Luc Godard, “New Wave” ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Aktori u bë i njohur për publikun shqiptarë me rolin tij në filmin ‘Zhos Profesionisti’. Belmondo, i quajtur “Bébel” nga publiku francez, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend, në vitet ’60 dhe ’70.

Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kyçe e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”, duke lënë gjurmë në kinematografinë botërore.



I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, “Neuilly-sur-Seine”, i biri i skulptorit “Pied-Noir” Paul Belmondo, ndoqi një sërë shkollash private elitare.

LEXO EDHE:  Duma habit me deklaratën/ “PD është rritur në krahasim me 2013-ën”

LEXO EDHE:  Duma habit me deklaratën/ “PD është rritur në krahasim me 2013-ën”

Pas diplomimit, Belmondo filloi të aktrojë në teatër, duke u shfaqur në shfaqjet e “Anouilh”, “Feydeau” dhe “George Bernard Shaw”. Ai gjithashtu siguroi një varg rolesh të vogla filmike: në njërin prej tyre, komedinë e Marc Allegret të vitit 1958 “Un Drôle de Dimanche”, ai u dallua nga Godard, i cili atëherë ishte ende një kritik në “Cahiers du Cinéma”.

Belmondo u shfaq për herë të parë në “Molierin” e shkurtër (1956). Roli i tij i parë filmik ishte një skenë me Jean-Pierre Cassel në “On On Foot, on Horse, and on Wheels” (1957), e cila u pre nga filmi përfundimtar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Punonjësit e bashkisë me Covid shkojnë në punë, kryetari i kërcënon…

LEXO EDHE:  E sulmoi për dokumentarin/ Marin Mema thumbon Malon: S’ju identifikoja për deputete, tani ju njoha



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE