Connect with Us

A mund të shërohen sot me fuqinë e zotit dhe ndërmjetimet e shenjtorëve sëmundjet epidemike?

Sociale

A mund të shërohen sot me fuqinë e zotit dhe ndërmjetimet e shenjtorëve sëmundjet epidemike?

Publikuar

-

A mund te shërohen sot me fuqinë e zotit dhe ndermjtimet e shejntorëve sëmundjet epidemike ?

Nga: Miron Çako

Sëmundja epidemike Covid 19, që është kthyer sot në një pandemi globale fatkeqsisht me shumë të infektuar e viktima, po e vendos njerëzimin e këtij shekulli përpara një sfide të madhe, se kush do ta fitoj luftën njerëzimi apo covidi.
Shkenca e mjekësisë së bashku me teknologjinë farmaceutike, sado e përparuara të jenë, përsëri duken të pafuqishme për të përballuar këtë sulm të padukshëm të këtij virusi tinzar, që po prek jo vetëm shëndetin fizik, por edhe atë psikologjik së bashku me pasojat, sociale, ekonomike, politike të botës që duke u përkeqsuar po rrezikojnë vërtet të ardhmen e njerëzimit.

Sfida e kësaj pandemie është edhe për besimtarët, që besojnë në Zotin si krijues e mbarëvajtës të jetës, veçanërisht njerëzore, sepse edhe ata që besojnë në Zot, përsëri janë sëmurë nga virusi, madje edhe disa kanë vdekur.

Veçanërisht, kjo sfidë është për besimtarët e krishterë, të cilët besojnë se Zoti për ne njerëzit edhe shpëtimin tonë u bë njeri në personin e Jisu Krishtit, i Cili kur ishte në tokë shëroi çdo sëmundje e lëngatë, ashtu si na thuhet në Ungjill: “Jisui i ra përqark mbarë Galilesë duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë dhe duke shëruar çdo lloj lëngate e sëmundjeje në popull.” (Matheu 4:23)

Këtë fuqi hyjnore për të shëruar çdo sëmundje Zoti Jisu Krishti ua la apostujve: “Pastaj Jisui i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t’i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë”(Matheu 10-1)

Dhe apostujt e lanë përsëri në administrim të Kishës Apostolike këtë fuqi dhuratë e Shpirtit të Shenjtë, e cila jepet tek klerikët dhe besimtarët e devotshëm orthodhoks: “Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët. Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës…dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme”(1 Korinthasve 12:7-9).

Përgjatë shekujve, Kisha Militante pjesa e trupit të Krishtit në tokë lufton së bashku me besimtarët dhe është përballur me këto sëmundje e fatkeqësi natyrore shkaktuar nga forcat e errëta demoniake, por që lejohen si qortime pedagogjike të Perëndisë për korrigjimin e besimtarëve në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi.

Kisha gjithmonë i ka nxitur besimtarët kur ndodhin fatkeqësitë tilla në lutje me besim dhe në Misteret e Shenjta si: Pendim-Rrëfm, Efqeli edhe në Kungimin e Shenjtë, që janë ilaçe hyjnore për ndjesë mëkatesh dhe shërimin e çdo sëmundje e lëngate në popullin e krishterë.
Historia mbi 2000 vjeçare e Kishës Katholike Apostolike Orthodhokse dhe sidoemos në Sinaksarët e shenjtorëve, na përmenden shumë raste të këtyre sëmundjeve epidemike, që prekën besimtarët në mënyrë tragjike, por që u zhdukën pas lutjeve dhe përgjëratave të besimtarëve, me fuqinë e Zotit dhe ndërmjetimin e Hyjlindëses e të shenjtorëve.

Rastet dhe dëshmitë janë të shumta.
Konkretisht, në datën 10 shkurt, Kisha Orthodhokse kremton kujtimin e Hierodëshmorit të madh Shën Harallamb i cili u martrizua në moshën 107 vjeç për Krishtin në (202 ps K) në Antioki. Ai nderohet e lutet nga populli orthodhoks edhe si mbrojtës nga murtaja ose kolera.
Në ikonë Shën Harallambi, zakonisht, paraqitet duke shtypur me këmbë një grua të zezë që nxjerë flak nga goja.
Kjo grua simbolizon murtajën, që shenjtori me lutjet e tij tek Zoti Jisu Krisht e zhduku, jo njëherë, por shumë herë kur ajo është shfaqur në kohë dhe vende të ndryshme, si psh:

Ndalimi i murtajës, në Tripi në vitin 1753.

“Ishte atëherë kur në Sparti shpërtheu sëmundja e tmerrshme e murtajës dhe frika e tmerri kishin pushtuar banorët, jo vetëm të fushës, por edhe ata të Taigjetit dhe Parnit.

Në një moment murtaja goditi edhe Tripin. Një burrë nga Tripi, i quajtur Janis, shfaqi simptomat e tmerrshme të sëmundjes. Të frikësuar, bashkëfshatarët e tij nxituan ta izolonin në një shpellë shkëmbi.
Të zhytur në terror dhe agoni, banorët e Tripit, viktimat e rradhës të murtajës, nuk bënin asgjë tjetër përveç lutjes drejtuar Virgjëreshës Mari dhe shenjtorëve e kryesisht Shën Harallambit për t’i ruajtur ata nga sëmundja e tmerrshme që kishte trokitur në derën e fshatit të tyre.
Dhe pastaj ndodhi mrekullia: Agai i fshatit, Bekir Agai, duke ndenjur ulur në muzg, ai dhe shoqëruesit e tij panë një plakë të shëmtuar, pa dhëmbë dhe të frikshme, që vinte me egërsi nga ana e Mistras, mbështetur në një bastun.

Ajo nuk ishte asgjë tjetër veçse simboli i murtajës së tmerrshme që erdhi të infektojë tërë fshatin. Kur plaka arriti në hyrje të fshatit, pikërisht aty ku është Kisha e Trinisë së Shenjtë sot, u pa nga lart rrugës, nga maja e kodrës, ku ndodhet kisha e vjetër e Shën Gjergjit, duke zbritur tatpjetën një plak me flokë të bardhë, me një mjekër të gjatë, që fytyra shkëlqente si dielli.

Ai nuk ishte askush tjetër përveç Shën Harallambit, i cili duke dëgjuar nga ikona lutjet e njerëzve të Tripit, erdhi për të parandaluar të keqen. Ai e arriti murtajën para se të hynte në fshat, e hodhi poshtë dhe filloi ta shkelmonte në gjoks. Ajo bërtiste dhe nxirte flakë nga goja, duke u përpjekur t’i shpëtonte Shenjtorit, derisa vdiq.

Bekir Agai dhe shërbëtorët e tij turq rrëfyen atë që panë para njerëzve të Tripit dhe ata, me priftin e tyre përpara, u ngjitën në kishëzën e Shën Gjergjit dhe para ikonës së mrekullibërësit Shën Harallamb, u lutën dhe bënë Liturgji Hyjnore për ta falenderuar dhe më vonë ngritën edhe një kishë për mbrojtësin e tyre.”

Në 1812, murtaja e tmerrshme pllakosi gjithë Epirin.

“Atëherë një burrë, i quajtur Molosos, babai i Zotos Molosos, i cili shkroi fjalorin e të Gjithë Shenjtorëve, shkoi në Meteora dhe solli në Epir Kryet e Nderuara të Shën Harallambit dhe vdekjet ndaluan”.
Shpëtimi i banorëve të Pirgos nga epidemia e tmerrshme e murtajës në 1860.

LEXO EDHE:  Sëmundja që nënvlerësohet, por shkakton 800 mijë viktima në vit

“Kjo sëmundje u eleminua nga Shën Harallambi pas një lutje të zjarrtë drejtuar tij dhe një Paraklisi. Thonë madje Pirgjotët panë një mrekulli të madhe. Shenjtori me shufrën e tij shtynte një re të zezë në qiell, si pambuku, derisa e hodhi atë në det. Ishte sëmundja që shenjtori e përzuri.”

Ka shumë shenjtorë në Sinaksarët e Kishës dhe në tradinën popullore orthodhokse, që kanë ndihmuar dhe shëruar me lutjet dhe shfaqet e tyre njerëzit nga sëmundjet epidemike , si psh Shën Spiridhoni mbrojtësi i ishullit të Korfuzit, i cili e ka shpëtuar ishullin dy herë nga murtaja viti (1962) dhe kolera në vitin (1855) , po ashtu Shën Minai , Shën Dhimitër Mirovliti mbrojtësi i Selanikut edhe nga sëmundje epidemike , Shën e Premtja, Shën Varvara,Shën Visarioni, Shën Niqifor lebrozi,etj, por do na duheshin shumë faqe e kohë për t’i përmendur të gjithë dhe të gjitha mrekullitë e tyre.

Ajo që vihet re sot, mes besimtarëve, në përgjithësi, është një frikë e madhe e instaluar përballë këtij corona virusi, sikur ky të ishte e keqja më e madhe e njerëzimit dhe aq më keq shpresën e kanë vënë më tepër tek mjekësia e vaksina sesa tek Perëndia, Hyjlindësja, Misteret e Shenjta të Kishës dhe tek shenjtorët e lavdëruar, të cilët bëjnë çudira në çdo kohë, duke i shëruar besimtarët nga sëmundje të pashërueshme dhe epidemike.

Kjo frikë është instaluar edhe nga propaganda e përditshme mediatike, por po ta shikojmë Covid 19 nuk është shumë ndryshe nga murtaja, madje mund të themi është shumë i ngjashëm me atë . Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet ndryshe, është një sëmundje vdekjeprurëse, e cila shkaktohet nga një bakter që mbartet nga pleshtat që mbijetojnë, ne trupin e minjve dhe pastaj kalojnë edhe tek njeriu.
A nuk është edhe Covidi 19 sëmundje epidemike, një virus që kaloj nga lakuriqi i natës tek njerëzit. Çfarë ndryshimi ka nga miu tek lakuriqi, a nuk është e njëjta gjë?

Vetëm nqs Covid 19 është një armë bakterologjike, e krijuar në laborator, nga mendjet e demonizuara kundër njerëzimit dhe forcat antikrisht kundër Kishës e besimtarëve, ok, por edhe nqs është kështu prapë ska asgjë të keqe për Zotin, Hyjlindësen, së bashku me shenjtorët që s’mund ta ndalojnë dhe shkatërrojnë edhe këtë keqe globale, sikurse kanë bërë gjithmon në të mirën e besimtarëve dhe njerëzve .

Po pse nuk po ndalon kjo e keqe?
E keqja nuk po ndalon, sepse ne nuk kemi besim: “Si i tha Zoti Jisu Krisht lebrozit që e shëroi vetëm me fjalën e tij?: “Çohu dhe shko besa jote të shëroi”(Luka 17-19)

Sot, me ne po ndodh e kundërta. Duke ju bindur masave mbrojtëse të OBSH për ta parandaluar infektimin, që janë të nevojshme, ne nga frika e tepruar dhe mungesa e frymës së dallimit, jo vetëm po distancohemi së tepërmi nga i afërmi dhe kështu nga interesi personal po na ftohet dashuria për njëri-tjetri, por po distancohemi e po ftohemi edhe nga besimi tek Perëndia, Kisha, Misteret e Shejnta, nderimi i ikonave, lipsanet e shenjtorëve, në kontakt me të cilat, siç kemi mësuar, na vjen hiri shërues i Zotit.

Pse duhet të dyshojmë në këtë situatë për fuqinë e Zotit i cili vepron fuqishëm me shenjtorët dhe të mbetemi në panik?
Patjetër , kujdes po, frikë jo, sepse frika vjen nga djalli dhe dëmton imunitetin e trupit dhe i jep fuqi virusit dhe mbi të gjitha frika na ndan nga Zoti. Ai që pushtohet dhe e humbet vetëkontrollin e besimtarit nga frika nuk mund të jetë i krishter, sepse: “Pasi Perëndia nuk na dha frymë frike, por fuqie, dashurie e vetëkontrolli” (2 Tim. 1:7).

Madje frikacaku edhe i pabesi në sy të Zotit janë njësoj të dënuar, ashtu si na i thotë Zbulesa : “Por frikacakët dhe të pabesët … do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë”(Zbulesa 21-8)

Kur Zoti me shenjtorët kanë shëruar edhe më parë të sëmur nga sëmundje epidemike si murtaja, kolera, gripe, etj dhe i kanë zhdukur ato nga jeta e njerëzve , e kanë të vështirë sot të shërojnë të infektuarit e ta zhdukin menjëherë Covid 19 ?
E thamë më sipër dhe po e theksojmë se problemi për ne besimtarët e sotëm nuk është sëmundja e panjohur sesa besimi ynë i pakët që po tregojmë tek Zoti Jisu Krisht ,Hyjlindësja dhe shenjtorët se ata mund ta ndalojnë sëmundjen.

Kjo na ndodh se ne harrojmë fjalët që na tha Zoti: “Ajo që është pamundur për njerëzit është e mundur për Perëndinë”.(Luka 18-22)
Të dashur më Krishtin apostull Pavli na thotë: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë” (Romakëve: 8 28)

Edhe këtë sëmundje të ligë, që e ka pllakosur njerëzimin, si një bishë djabolike apokaliptike nqs do ta përballojmë me besimin orthodhoks dhe jetë misterore të Kishës, me nderimin e duhur dhe lutje tek Zoti, Hyjlindësja e shenjtorët e lavdëruar, patjetër do të bëhet shpejt një e mrekulli e madhe, që Covid 19 të zhduket .
Ne sot si të krishterë kemi një mundësi të artë që t’i tregojmë botës për mrekullin e besimit tonë orthodhoks, që me mëshirën dhe fuqinë e Zotit Jisu Krisht dhe me ndërmjetimet Hyjlindëses dhe gjithë shenjtorëve edhe kjo pandemi e radhës mund të shkatërrohet plotësisht për lavdinë e Perëndisë, Hyjlindëses dhe shenjtorëve të Tij. Amin!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 08:00-17:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim i OST për abonentët #Tiranë

Stakim, 22-24 qershor

Pêr shkak të investimit që po kryen OST për mirëmbajtjen e NST Ibë, në datat 22-24 qershor gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

LEXO EDHE:  Sëmundja e gjedhit/ Rishfaqet edhe në Lushnje
LEXO EDHE:  Sëmundja më vdekjeprurëse/Si ta zbuloni para kohe kancerin ovarian

22-24 qershor.

Bërzhitë, Mullet, Baldushk

23-24 qershor

Pjesërisht/ Mullet, Ibë

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kufizimet anti-COVID/ Ministria e Turizmit kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Të rishikohen masat

Publikuar

-

Nga

Kufizimet anti-COVID/ Ministria e Turizmit kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Të rishikohen masat

Ornela Çuçi, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit duke iu përgjigjur kërkesës së Unionit Turistik Shqiptar për të zbutur kufizimet anti-COVID, thotë se kjo është një çështje që i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Znj. Çuçi theksoi se Ministria e Turizmit ka bërë kërkesë për lehtësimin e masave dhe pritet që Komiteti Teknik të mblidhet së shpejti për lehtësimin e masave sa i takon orës policore dhe lejimit të muzikës pas orës 23:00.

“Kërkesa e Unionit ka të bëjë me dy çështje, orën policore sepse ardhja e avionëve është pas orës 23:00 edhe pse ka lehtësime dhe për çështjen e lejimit të muzikës. Specifikojmë se vazhdojmë të jemi në kushtet e pandemisë dhe çdo vendim i marrë dhe i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë apo Ministria e Turizmit vazhdon të jetë përgjegjësi e Komitetit të Ekspertëve. Komiteti i Ekspertëve do të rishikojë këtë kërkesë nga Ministria e Turizmit për të parë se çfarë mund të bëhet me ndryshimin e këtyre orareve”, tha znj. Çuçi.

Zv.ministrja e Turizmit gjatë intervistës për Euronews Albania u shpreh se agjencitë turistike kanë si shqetësim kryesor garantimin e shëndetit për udhëtarët dhe Shqipëria është e favorizuar nga numri i ulët i infektimeve. Gjithashtu një tjetër pikë të favorshme për Shqipërinë, znj. Çuçi përmendi qëndrueshmërinë e protokollit të masave gjatë sezonit duke mos krijuar konfuzion.

Por, pavarësisht kësaj zv.ministrja e Turizmit tha se vihet re një rënie e numrit të turistëve nga vendet skandinave për shkak të frikës së qytetarëve për të udhëtuar. Ajo përmendi edhe një faktor negativ masat që vendet e huaja kanë si karantinimi i detyrueshëm që frenon udhëtimet.

LEXO EDHE:  Sëmundja më vdekjeprurëse/Si ta zbuloni para kohe kancerin ovarian

LEXO EDHE:  Frika e Perëndisë largon frikën e tërmetit

Ornela Çuçi u pyet gjatë intervistës edhe për një shqetësim që kanë ngritur shumë pushues ku në plazhe private nuk u lejohet të mbajnë termus. Zv.ministrja e Turizmit tha se “qeveria nuk mund të merret” me të tilla masa por shtoi se bizneset duhet të tregohen të kujdesshme në sjelljen ndaj pushuesve se kjo mund të paralizojë biznesin e tyre.

“Ne nuk jetojmë në një ekonomi të planifikuar, jetojmë në një ekonomi tregu, ku secili nga resortet, secili nga hotelet, restoranteve ka planin e tyre të masave si të jenë më afër klientëve të tyre dhe të marrin sa më shumë review (vlersim) të mira në mënyrë që turistët të rikthehen. Secili prej tyre do të duhet të mendojë shumë më tepër se çfarë do të duhet t’u ofrojë në mënyrë që të rikthehen. Nëse nuk do të marrin review pozitive ne të gjithë bashkë do të vuajmë pasojat e kësaj sjellje të turizmit”, përfundoi znj. Çuçi./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sezoni turistik nis ngadalë prej pandemisë në bregdetin jugor të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Pas një viti pandemie me mjaft sfida sektori turistik ka nisur aktivitetin me ritme të ngadalta në bregdetin jugor të Shqipërisë. Në Sarandë dhe Vlorë agjensitë turistike po menaxhojnë grupet e para turistike të huaja, kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Vasil Bedini, sipërmarrës në fushë e turizimit thotë se Qarku i Vlorës ka nisur të japë sinjalet e para pozitive.

“Kemi pasur grupe turistësh nga Ukraina dhe Bjellorusia, e cila nga konflikti ditë e fundit është mbyllur. Gjithsesi qyteti i Vlorës i ka hapur dyert dhe ka pasur lëvizje sidomos gjatë fundjavave me kapacitte shumë të larta. Presim që në ditët në vazhdim Qarku i Vlorës t`i rikthehet atij që ne e marrim si vit reference, vitit 2019″, thotë zoti Bedini.

Ndërsa Arben Çipa, një sipërmarrës turistik në Sarandë thotë se turizmi po jep shenja jete jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat natyrore dhe ato të njohura për trashëgiminë kulturore.

Jep shenja jete turizmi. Po e rimerr veten duke filluar që nga zona bregdetare e duke vijuar me zonat më të thella si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra. Fokusimi i turistëve është kthyer tek vendet me vlera të Shqipërisë“, thotë ai.

Vështirësitë kufitare që lidhen me lëvizjen e prurjeve trustike shihen si sfida më e madhe aktuale nga të dy sipërmarrësit turistik në Vlorë dhe Sarandë .

Vasil Bedini thotë se “ka ende shumë shtete të Europës që nuk e kanë vendosur dhe nuk e kanë hequr Shqipërinë nga “harta e kuqe”. Presim sinjale positive që Austria, Italia Gjermania por edhe nga vendet e tjera që tradicionalisht kanë qenë klientët tanë”.

Arben Çipa, sipërmarrës Sarandë thotë se “destinacioni i Durrësit ka filluar të funksionojë në nivele mjaft të mira.Çarterat funksionojnë normalisht me Ukrainën, tregun polak, ndërsa për sa i përket Sarandës jemi në pritje të hapjes së kufirit detar me Korfuzin pasi Aeroporti i Korfuzit shërben për të lehtësuar ardhjen e turistëve të huaj në zonën bregdetare shqiptare”.

Ndërkohë duket se turizmi vendas vijon të mbështesë ekonominë turistike në dy qarqet bredgetare sidomos në fundjavë. Zoti Bedini thotë se turizmi nga Kosova dhe hapësira shqiptare I shpëtoi gjatë periudhës së pandemisë njësitë turistike nga falimentimi.

LEXO EDHE:  Foto/ Shenjat që tregojnë se kafsha juaj duhet çuar menjëherë te veterineri

LEXO EDHE:  Sëmundja e gjedhit/ Rishfaqet edhe në Lushnje

Gjithë sektori turizmit e ka bërë punën e vet duke marrë masa për të pritur turistët e huaj por edhe vendas.Vitin 2020 na ndihmuan bashkatdhetarët e Kosoëvs që e mbajtën turizmin në nivele të mesme duke e shpëtuar nga falimentimi”, thotë ai.

Në zonën bregdetare nga Vlora në Sarandë është rritur së fundi kapaciteti i hotelerise ndonëse ky ishte nga sektorët më të prekur nga pandemia.

Jolio Dine, që punon në këtë fushë thotë se Saranda ka përmirësur shërbimet dhe insfrastruktura është më e mirë dhe krahasimisht me vitin e shkuar ka një rritje të prurjes turistike.

Ka një rritje të turistëve në përgjithësi dhe atyre që e frekuentojnë hotelin tonë. Ka një rritje për tremujorin duke e krahasur me vitin e shkuar, ka më shumë prurje dhe më shumë rezervime. Shpresojmë që korriku, gushti por edhe shtatori të jenë më mirë se viti i shkuar.“, thotë zoti Dine.

Ai thotë se hapja e kufijve me Greqinë do të sillte lehtësi për lëvizjen turistike ndërkohë që masat në kuadër të pandemisë kanë ndikuar këtë vit në mosardhjen e turistëve nga vendet nordike.

Sarandën vazhdon “ta penalizojë” mos-hapja e kufijve me Greqinë. Ndërkohë me vendet nordike e kemi të bllokuar këtë vit marëdhënien bilaterale për shkak të masave të pandemisë por shpresojmë që vitin tjetër këto masa të hiqen dhe turistët nordikë që janë të shumtë për qytetin tonë të rikthehen“.

Të dhënat zytare shqiptare për 4 muajt e parë të këtij viti flasin se hyrjet e shtetasve të huaj mbetën rreth 30% më të ulëta se në nivelet e para pandemisë, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se periudha e para fillimit të pandemisë. Sektori turizmit përbën në Shqipëri mbi 20% të Prodhimti të Brendshëm Bruto duke punësuar mbi 200 mijë persona./ VOA

LEXO TE PLOTE