BundesLiga
Talenti shqiptar i Bajernit nuk përmbahet, realizon tripletë në Gjermani

Transferimi në Ligën e Katërt Gjermane, e ka shndërruar në një përbindësh të vërtetë talentin shqiptar, në pronësi të Bajernit, Marvin Çuni.
19-vjeçari është duke zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Sonenof Grosapaç, teksa ditën e djeshme realizoi tripletë në fitoren 7-1 kundër Pirasens, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave në 20 ndeshjes. Çuni kryeson listën e golashënuesve.
Kjo aventurë në ligën e ulët, është duke i shërbyer më së miri atij për të fituar eksperiencë. Sulmuesi i cili numëron 8 paraqitje dhe 2 gola me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, shpreson që në verë të kthehet te Bajerni dhe të provojë një aventurë të re, në nivele më të larta.
Lajme të Rekomanduara:

Rebelohen te skuadra e Bundesligës, kërkojnë shkarkimin e trajnerit se… i ngatërron emrat lojtarëve
Shkale 04 po prek fundin në Bundesligë. Klubi i njohur nga Gelserkirshen mbart me vete histori dhe traditë në futbollin gjerman, por vetëm kaq nuk...

ZYRTARE/ Talenti shqiptar, nënshkruan kontratë profesioniste me Leipzigun
Talenti i ri i futbollit, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Red Bull Leipzigut. Kjo është bërë e ditur nga klubi gjerman,...