Connect with Us

“Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisës”/ Patozi tregon synimet e tij për zgjedhjet e 25 prillit

Politikë

“Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisës”/ Patozi tregon synimet e tij për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka treguar për synimin që ai ka në zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se do të dëshironte që të ishte forcë përcaktuese qeverisëse pasi në këtë mënyrë është më e lehtë për tu arritur objektivat politike.

Përmes një postimi në rrjetin social, Patozi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 prill të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim të strukturave të thella dhe për një model të ri qeverisës.

Koordinatori i Bindjes shprehet se thirrja e tij i drejtohet të gjithë atyreve që janë zhgënjyer nga proceset demokratike dhe sipas tij, hierarkia false e partive politike është një nga sëmundjet më të rënda.

Postimi i plotë i Patozit:

Nuk ka nevojë të rrëzojmë male më 25 prill

Të nderuar miq!

Ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar gjërat në një vend demokratik: Nëse je parti apo politikan, duhet të konkurrosh, dhe nëse je qytetar i paangazhuar, duhet të marrësh pjesë dhe të përfshihesh në politikë, të paktën duke shkuar të votosh, sa herë  vijnë zgjedhjet.

Ndaj edhe asnjë hezitim për 25 prillin dhe për çdo datë tjetër, që vjen më pas, në funksion të ndryshimit.

Ne jemi një grupim i ri politik, që mendojmë se Shqipëri ka nevojë për ndryshime strukturore të thella dhe për një model të ri qeverisës.

LEXO EDHE:  Një copë e historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë/ Zbulohen si do ta kenë emrin planeti dhe ylli i shqiptarëve

Por mbi të gjitha që të çlirohet nga një sistem politik mbytës, i cili ka vrarë konkurrencën në çdo qelizë të shoqërisë.

Është një sëmundje e rëndë, që nis nga hierarkia falso e partive politike, të shndërruara gradualisht në ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm, dhe përfundon tek zgjedhja e administratorëve të pallateve.

Ne as nuk synojmë dhe as nuk mundemi ta përfaqësojmë të gjithë popullin, por kryesisht u drejtohemi atyre shqiptarëve të zhgënjyer nga zvarritja e proceseve demokratike, nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverive dhe sidomos nga arroganca e pushtetit të një grushti njerëzish, që kanë marrë peng të gjithë vendimarrjen politike në Shqipëri.

Ne marrim përsipër t’i përfaqësojmë ata me dinjitet dhe me mençuri në parlament, në qeveri apo edhe në opozitë qofshim.

Natyrisht, synimi ynë kryesor është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, sepse në atë rast është më e lehtë dhe më e natyrshme për t’i arritur objektivat politike, por edhe për të shërbyer si model i ndryshëm i ushtrimit të pushtetit.

Dhe për këtë nuk ka nevojë të vrasësh dragoj apo të përmbysësh male. Mjafton të votosh Bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Lëkundje të fuqishme/ Ja vendet që nuk i ka kursyer tërmeti

LEXO EDHE:  Nga Lutfi Dervishi/ Të gjithë e kanë një plan…deri më 30 qershor

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE