LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia i kthen ‘reston’ Shqipërisë/ Dëbon diplomaten shqiptare nga Moska

8 Shkurt 2021, 14:40, Politikë CNA
Rusia i kthen ‘reston’ Shqipërisë/ Dëbon diplomaten

Rusia ka dëbuar një diplomate shqiptar, si hakmarrje për dëbimin e diplomatit rus.

Sipas Sputnik News, Ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se kjo ishte një lëvizje reciproke pasi Shqipëria dëboi diplomatin Alexey Krivosheev muajin e kaluar.

Sipas ministrisë, ambasadori i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse dhe i është komunikuar se  Jonida Drogu, sekretare e ambasadës shqiptare është shpallur persona non grata.

Jonida Drogu tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh./CNA.al

Lajmet e fundit nga