LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po pres miratimin e familjarëve”/ Kodra: Kam video të të ndjerëve që ulërasin

8 Shkurt 2021, 22:27, Aktualitet CNA
“Po pres miratimin e familjarëve”/ Kodra: Kam video të

Drejtuesi i emisionit ?Stop?, Saimir Kodra, tha se pas rastit të Tire Alldervishit, në emisionin investigativ kanë mbërritur shumë denoncime.

Kodra deklaroi se ka shumë raste të tjera, për të cilat po pret miratimin e familjarëve për t?i bërë publike.

Ai theksoi në emisonin “Opinion” se nëse do të zbardhen kamerat e lokaleve përqark Sanatoriumit, do të zbulohet edhe më tepër skema e përdorur nga infermieret dhe sanitaret.

?Kam akoma raste të tjera, por pres të marr konfirmimin e familjarëve që të më japin miratimin për t?i bërë publike. Dhe kam raste të tjera. Kjo ishte një nga arsyet që isnsistoja që Tirja nuk ishte e vetmja. Dhe fakti tregoi me zbardhjen e celularit, që paska qenë një manaxhere e tmerrshme, si manaxhere dashmash.

Unë e kam thënë dhe në emision, po të zbardhen kamerat e lokaleve përqark Sanatoriumit do të shkohet shumë më tepër se aq, uljet, bisedat, marrje parash, infermiere, sanitare, ka pafund histori të tilla?, u shpreh ai, ndërsa nënvizoi se ka disa video të pacientëve të ndjerë që ulërasin në krevat.

?Janë të konfirmuara, kam mesazhet, kam videot e të ndjerëve që kanë folur dhe kanë ulëritur nëpër krevat, por thjesht dua të marr miratimin e familjarëve. Kam një rast specifik që pasi m?i dha materialet ka një moment stepjeje dhe do të bëjë edhe një reflektim tjetër?, tha gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga