LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas vaksinimit, shpërthen Covid në shtëpinë e të moshuarve në Gjermani

8 Shkurt 2021, 12:17, Kosova & Bota CNA
Pas vaksinimit, shpërthen Covid në shtëpinë e të

Katërmbëdhjetë persona në një shtëpi të moshuarish në Gjermani kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid, pavarësisht se kanë marrë dy doza vaksine anti Covid.

Zyrtarët lokalë në rrethin e Osnabruck, Gjermani, thanë se kishte një shpërthim të Covid pavarësisht se të gjithë të moshuarit morën dy doza të vaksinës BioNTech-Pfizer. Asnjë prej tyre nuk shfaqi ndonjë simptomë serioze lidhur me COVID-19.

Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë pritet të takohen praktikisht të Mërkurën për të diskutuar nëse do të lehtësojnë kufizimet nga 15 Shkurti, ose të zgjasin një bllokim që filloi në mes të Dhjetorit.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Gjermani u rrit në 2,288,545 të infektuar sipas të dhënave nga agjencia e vendit për sëmundjet infektive. Instituti Robert Koch (RKI). Numri i raportuar i viktimave shkoi 61,675./CNA.al

Lajmet e fundit nga