LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga erdhi Covid-19? Investigimi në Kinë çon drejt hipotezave të reja

8 Shkurt 2021, 08:12, Blog CNA
Nga erdhi Covid-19? Investigimi në Kinë çon drejt hipotezave

Shkencëtarët që po hetojnë origjinën e koronavirusit të ri, janë duke përfunduar një investigimit të gjatë në Kinë, dhe kanë gjetur ?të dhëna të rëndësishme? në lidhje me rolin e tregut të produkteve të detit në Vuhan.

Peter Dazak, një zoolog britanik me banim në Nju Jork që ndihmon në emisionin e sponsorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se parashikon që zbulimet kryesore të bëhen publike përpara largimit të tij nga Kina më datën 10 shkurt.

Duke folur nga qyteti iVuhanit, ku u zbuluan shtamet virusale të Covid-19 në dhjetorin e vitit 2019, Dazak tha se grupi i ekspertëve prej 14 anëtarësh, punoi bashkë me ekspertët në Kinë, dhe vizitoi vatrat e nxehta kryesore dhe qendrat kërkimore për të zbuluar ?disa të dhëna të vërteta mbi atë që ndodhi?.

Ekspertët duan të dinë se si virusi SARS-CoV-2 -ku varianti më i afërt me të erdhi nga lakuriqët e natës 1600 km larg nga aty – u përhap me shpejtësi në Vuhan, përpara se të shkaktonte epideminë më të rëndë në më shumë se një shekull. Dazak mendon se ku investigim,paralajmëron një pikë kthese në zbutjen e pandemisë.

?Ky është fillimi i një shprese vërtetë të madhe, për të zbuluar atë që ka ndodhur vërtet, në mënyrë që të mund të parandalojmë pandeminë e ardhshme, dhe mos të kemi vazhdimisht kriza ekonomike globale dhe vdekshmëri në nivele të larta ndërsa presim zhvillimin e vaksinave. Kjo lloj e ardhme nuk është e qëndrueshme?-thotë ai. Në mbarë botën, Covid-19 ka shkaktuar deri tani më shumë se 105.7 milion infeksione dhe 2.3 milion vdekje. Mungesa e një rrugëtimit të qartë të virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit ka ngjallur spekulime – të hedhura poshtë nga Dazak dhe shumë shkencëtarë të tjerë – se virusi mund të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Vuhan.

Ky i fundit merret vazhdimisht me studimin e koronaviruseve të rrezikshëm. Shkencëtarët vizituan laboratorin dhe pyetën Shi Zhengli, që ika mbledhur dhe analizuar këto viruse për më shumë se një dekadë, mbi studimet dhe rastet më të hershme të njohura të koronavirusit.

?Puna me homologët kinezë ka qenë bashkëpunuese, duke i ndihmuar pjesëtarët e misionit ndërkombëtar që të gërmojnë më thellë për të dhëna. Ata na kërkuan axhendën tonë. Ne u thamë se ku duhet të shkojmë dhe cilët duhet të takojmë. Dhe ne shkuam në çdo vend të përcaktuar në atë listë, dhe kinezët e prisnin këtë gjë?– thekson shkencëtari britanik.

Dazak është një nga 10 ekspertët e pavarur që po ndihmojnë misionin e OBSH-së. Agjencia përfaqësohet gjithashtu nga 5 anëtarë të stafit të saj. Ndërkohë  Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve me seli në Paris, kanë dërguar secili nga 2 ekspertë.
Ekspertët e misionit punuan në 3 grupe, të cilët u përqendruan në përfshirjen e mundshme të kafshëve në këtë shpërthim virusal, tek epidemiologjia apo përhapja e sëmundjes, dhe mbi të dhënat nga mostrat e marra nëterren. Të dhënat e sekuencave gjenetike, po i ndihmojnë ekspertët që të identifikojnë fijet që lidhin informacionin midis pacientëve dhe botës së kafshëve të egra, thotë Daszak.

?Unë ndjej se do të jemi në gjendje që të themi diçka me vlerë në fund të këtij udhëtimi?- deklaron Dazak që i shmanget detajeve derisa ato të bëhen publike. Eksperti britanik tha se ishte i fokusuar në mundësinë e kapërcimit të virusit nga kafshët tek njerëzit, duke shtuar se inspektimit i tregut të produkteve të freskëta shtazore Huanan në qendër të Vuhanit, ishte veçanërisht i dobishëm.

I ashtuquajturi ?tregu i lagësht?, shiste kryesisht prodhime deti, si dhe mishin e kafshëve të egra. Ai ishte në fokusin kryesor të shpërthimit të parë epidemik midis punëtorëve dhe blerësve, duke sugjeruar se mund të ketë qenë vendi ku virusi kaloi nga kafshët tek njerëzit.

Por një studim i mëvonshëm zbuloi raste të mëparshme tek njerëz që nuk kishin lidhje me tregun, duke e hedhur poshtë atë teori. Por më vonë ekspertët thelluan hetimin e tyre dhe gjetën ?të dhëna të rëndësishme? në lidhje me rolin e tregut, thotë Dazak, duke mos pranuar që të japë detaje të mëtejshme.
Pasi tregu u mbyll dhe u dezinfektua menjëherë pas rasteve të para, Dazak thotë se ai mbetet ende i paprekur na aspektin e gjurmëve virusale.

?Njerëzit u larguan me nxitim duke lënë pas mjete të ndryshme, pra prova të asaj që po po ndodhte, dhe kjo është ajo që pamë ne?-thotë ai, duke theksuar se po punohet ende për të përcaktuar se kur është shfaqur në të vërtetë rasti i parë me Covid-19./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.mercurynews.com/2021/02/06/where-did-covid-come-from-investigator-foreshadows-fresh-clues/

Lajmet e fundit nga