LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta paralajmëron Ramën/ Mjerë kush i del para trenit të integrimit në 25 prill

8 Shkurt 2021, 21:02, Politikë CNA
Meta paralajmëron Ramën/ Mjerë kush i del para trenit të

?Zgjedhjet duhet të sjellin një përmbysje demokratike. Populli të marrë në dorë  fuqinë e tij, me votën e tij, ndaj të gjithëve, ndaj forcave politike, ndaj të gjithë politikanëve?.

Kjo ishte thirrja e drejtuar nga presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme për shqiptarët.

Meta deklaroi se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të sakrifikohen asnjë sekondë për pushtet apo interesa vetjake.

Ai paralajmëroi në emisionin ?Sot 7? se mjerë ai kush i del para trenit të integrimit në 25 prill.

?Është një mesazh i qartë, vendi ka humbur kaq shumë kohë dhe po kaq shumë energji. Ka humbur kaq shumë rini, që ka emigruar dhe tani nuk mund të sakrifikohet më asnjë sekondë, për pushtetin dhe për interesin e cilido. Jam i sigurt që mesazhi i 25 prillit do të jetë një mesazh historik?, theksoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga