LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta alarmon shqiptarët/ Korça dhe Pogradeci drejt shpopullimit

8 Shkurt 2021, 20:50, Politikë CNA
Meta alarmon shqiptarët/ Korça dhe Pogradeci drejt shpopullimit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e integrimit të  Shqipërisë në BE.

Meta ngriti alarmin se Korça dhe Pogradeci janë drejt shpopullimit për shkak të largimit të të rinjve nga vendi.

Kreu i Shtetit pretendon se shifrat e të rinjve që po largohen janë të frikshme.

?Të gjithë jemi të pakënaqur me nivelin e integrimit të vendit tonë. U bënë 30 vite dhe shikojmë një bilanc tepër negativ në shumë aspekte. Serbia dhe Mali i Zi janë shumë përpara Shqipërisë.  Ata, i kanë çelur negociatat, ndërsa ne do i çelim pas zgjedhjeve të 25 prillit, se ato janë kryekushti i Bashkimit Europian.

Çfarë mund të themi më shumë ….. Për të mos folur për ritmin dramatik të shpopullimit të Shqipërisë, kam frikë dhe të Pogradecit dhe gjithë Qarkut të Korçës, ku shifrat janë të frikshme. Nuk bëhet fjalë për largime, por për shpopullim. Në rast se nga Serbia ikën 1 serb për 1000 mijë banor, këtu ikin  12 shqiptarë. Nëse  nga Bosnja largohet 1 nga Shqipëria largohen 18. Në rast se nga Kosova largohet 1 nga Shqipëria largohen 4?, u shpreh presidenti në televizionin ?Sot  7?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga