Connect with Us

Ka vaksinuar mbi 3.4 milionë banorë/ Izraeli nis lehtësimin e masave

Bota

Ka vaksinuar mbi 3.4 milionë banorë/ Izraeli nis lehtësimin e masave

Publikuar

-

Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë/ Konfirmohen dhe 453 raste të reja me Covid

Izraeli ka nisur lehtësimin e masave kundër pandemisë derisa po zhvillon një fushatë të gjerë vaksinimi kundër COVID-19.

Parukeritë dhe disa biznese të tjera u hapën nga dje.

Masat e izolimit ishin fuqizuar në muajin dhjetor të vitit 2020, pasi vendi u përball me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Një sërë masash mbeten ende në fuqi ndërkohë, derisa numri i vaksinimeve të kalojë masën 50 për qind.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në Itali, 10 viktima

Izraeli po vlerësohet se ka fushatën më të shpejtë në botë të vaksinimit, raporton AFP. Pavarësisht nga fushata, Izraeli ka regjistruar një mesatare ditore prej 6.500 rastesh të reja me COVID-19, nga rreth 8.000 në mes të janarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Përplasen dy trena në Republikën Çeke/ 2 persona humbin jetën, me dhjetëra të plagosur

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy trena në Republikën Çeke/ 2 persona humbin jetën, me dhjetëra të plagosur

Dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke ditën e sotme, ku dy persona kjanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Policia tha se përplasja ndodhi rreth orës 08 të mëngjesit në qytetin e Milavce.

Autoritet çeke thanë se një tren që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani dhe një tren lokal pasagjerësh u përfshinë në përplasje.

Dhjetëra njerëz u plagosën, pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas deklaratës së Shërbimit të Shpëtimit të Zjarrit të rajonit Plzen. Katër helikopterë po transportonin të plagosurit në spitalet aty pranë.

LEXO EDHE:  Beteja e gjatë me Covid/ Rama jep ‘lajmin e bukur’

LEXO EDHE:  Nuk iu binden urdhërave/ Ndëshkohen nga policia 116 shtetas

Ministri çek i Transportit Karel Havlicek u shpreh se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e lartë e njërit prej trenave që nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Industrisë gjermane i mbaron lënda e parë

Publikuar

-

Nga

Nga druri deri tek granulatet plastike, nga çeliku tek chip-at elektronikë – ekonomisë gjermane i mungojnë gjithnjë e më shumë lëndët e para. Pakënaqësia rritet, prodhimi ngec.

Industria gjermane po vuan gjithnjë e më shumë nga mungesa e lëndëve të para. Sipas Institutit gjerman, Ifo, aktualisht më shumë se 64% e sipërmarrjeve ankohen, se kanë probleme furnizimi, ngushtica në furnizime, gjë që pengon proceset e prodhimit. “Që në tremujorin e mëparshëm sipërmarrjet kanë njoftuar, se mungesat kapin vlera rekord, por kjo është tejkaluar edhe një herë tani”, është shprehur eksperti i Ifo-s, Klaus Wohlrabe të hënën (02.08) për mediat në Mynih. Kjo përmban rrezikun e dobësimit të ekonomisë, sipas tij.

Prodhuesit gjermanë aktualisht po përdorin rezervat që kanë në magazina, por “edhe ato po boshatisen gjithnjë e më shumë”, thotë eksperti Wohlrabe. Një problem tjetër është edhe rritja pjesërisht shumë e madhe e çmimeve të blerjes, thotë ekonomisti Wohlrabe, shkruan dpa.

Më shumë se dy të tretat e prodhuesve të automjeteve dhe furnizuesit ankohen, se nuk gjejnë chip-a dhe elementë të tjerë elektronikë. Volkswagen për shembull në gjysmën e parë të këtij viti për shkak të mungesave në furnizime nuk mundi të prodhonte 100.000 automjete sipas planit dhe raporton që tani për probleme në furnizim për vitet 2023-/2024.

LEXO EDHE:  Nuk iu binden urdhërave/ Ndëshkohen nga policia 116 shtetas

Bie euforia e sipërmarrjeve gjermane

LEXO EDHE:  “Më tremb ky veprim”/ Pipero tregon ku po gabojnë qytetarët

Kurse rritja e fortë e çmimeve të granulateve plastikë i ka vënë para problemeve të vështira prodhuesit e produkteve të gomës dhe atyre plastike. Probleme kanë edhe shumica e prodhuesve të pajisjeve elektronike dhe makinerive. Shoqata Gjermane e Makinerive dhe Ngritjes së Komplekseve, VDMA është shprehur se nuk mungojnë komponentët elektronikë, por edhe çeliku është lëndë mjaft e kërkuar.

Kjo gjendje e vështirë e furnizimit ka ulur euforinë e sipërmarrjeve gjermane, thotë kryekonomisti, Ralph Wiechers. “Ngushtica në lëndë të para dëmton planet e prodhimit të sipërmarrjeve.” Rritja e numrit të infektimeve në shumë vende që janë tregje të rëndësishme për sektorin e makinerive i kanë nënë presion zinxhirët e furnizimit”, thekson Wiechers, sipas afp. Ngushticat në furnizimet janë në nivel botëror, kjo për shkak të rritjes së menjëhershme të kërkesës në botë, më shpejt se pritej dhe mungesave në kapacitetet e transportit./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

“Ka ngacmuar shumë gra, ka shkelur ligjet”/ Prokurorja e Nju Jorkut “gozhdon” Guvernatorin Cuomo

Publikuar

-

Nga

Prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James tha të martën se një hetim ndaj guvernatorit Andrew Cuomo gjeti se ai kishte kryer ngacmime seksuale ndaj shumë grave dhe kishte shkelur ligjet federale dhe ato shtetërore.

“Në mënyrë të veçantë, hetimi zbuloi se Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm të Shtetit të Nju Jorkut,duke përfshirë prekje të padëshiruara, si dhe duke bërë komente të shumta fyese”, tha prokurorja James.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyra e Guvernatorit Cuomo. Në të kaluarën, 63 vjeçari Cuomo i ka mohuar akuzat për sjellje të papërshtatshme.

Hetuesit biseduan me 179 persona gjatë hetimit pesë-mujor, duke përfshirë persona që tashmë kishin bërë ankesa për këtë çështje, dhe anëtarët aktualë dhe të mëparshëm të personelit të dhomës ekzekutive, tha prokurorja James.

New York Attorney General Letitia James

Ajo shtoi se hetimi rezultoi në një situatë “thellësisht shqetësuese, por të qartë” të asaj që ajo e quajti “vend pune toksik” dhe një “mjedis frike” në të cilin zoti Cuomo ngacmonte seksualisht shumë gra, shumë prej tyre të reja, “duke përfshirë prekje të padëshiruara, puthje, përqafime dhe komente të papërshtatshme”.

Njoftimi vjen pas një hetimi disa mujor që filloi në mars pasi dy ish ndihmëse akuzuan guvernatorin demokrat për ngacmim seksual në vendin e punës. Disa gra të tjera më pas dolën me akuza për sjellje të pahijshme, duke i dhënë nxitje një skandali që ka rrezikuar administratën e guvernatorit Cuomo dhe të ardhmen e tij politike./VOA

LEXO TE PLOTE