LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grumbullimet në fushata elektorale/ Rakacolli shmang përgjegjësitë: Mos merremi me emra të përveçëm

8 Shkurt 2021, 19:32, Politikë CNA
Grumbullimet në fushata elektorale/ Rakacolli shmang

Grumbullimet për fushatë elektorale në kohë pandemie janë kthyer në një rrezik serioz për shumë qytetarë, duke shkaktuar edhe numrin më të lartë të infektimeve.

Në një kohë kur gjobat për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura është ende në fuqi, aktorët politik po bëjnë kërdinë me grumbullime përtej kapacitetit të lejuar, duke ia hedhur paq ndëshkimit.

Nga studio e ?ABC News?, Rakacolli u shpreh se deri tani është gjobitur vetëm Ermal Mamaqi për shkak të aktivitetit që zhvilloi ku mblodhi shumë njerëz. E pyetur nëse është marrë ndonjë masë edhe për politikanët që zhvillojnë takime elektorale, Rakacolli i ?bëri bisht? pyetjes, duke u shprehur se nuk do merret me emra të veçantë.

?Unë e kam sqaruar. Është gjobitur Ermal Mamaqi. Merren masat ashtu si parashikohet

Të mos merremi me emra të përveçëm. Kinematë janë të hapura, nuk mund të gjobitesh që shkon në kinema duke zbatuar rregullat. Të dalësh në mes të rrugës dhe të mbash maskën në gjysëm vetëm nga frika e policisë, çfarë bashkëpunimi është ky.

Ndërgjegjësimi nuk bëhet vetëm nga autoritetet shëndetësore. Detyrat nuk mund të thuhen pas 12 muajsh pandemi. Këtu bëhet fjalë për kuptim. Ndërgjegjësimi nga ana e mediave është shkencë. Ata duhet të përdoren të gjitha. Spoti është pak. Vënia në dukje e fenomeneve duhet të vijë përmes mënyrave?, tha Rakacolli./CNA.al

Lajmet e fundit nga