LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtari i njohur në telashe, merr kërcënime me vdekje

8 Shkurt 2021, 17:56, Sport CNA
Gjyqtari i njohur në telashe, merr kërcënime me vdekje

Majk Din, gjyqtari i njohur anglez i cili prej vitesh drejton në Premier Ligë dhe Europë, u ka kërkuar zyrtarëve të kampionatit që të mos e marrin në konsideratë emrin e tij për ndeshjet e fundjavës. Shkak për këtë janë bërë kërcënimet me vdekje që ka marrë ai dhe familja e tij në ditët e fundit.

Din, 52-vjeçar i cili ka zgjatur karrierën e tij pikërisht për faktin se cilësoher mes më të mirëve në Britaninë e Madhe, ka denocuar ngjarjen në polici dhe është mësuar se këto kërcënime të vazhdueshme i kanë mbërritur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Problemi lindi nga fakti se në dy ndeshjet e fundit që ka drejtuar, ai ka dhënë kartonë të kuq, të cilat më pas u anuluan nga Komisionet Disiplinore, duke gjykuar të gabuar vendimin e tij. Fillimisht ai ndëshkoi me të kuq Tomas Suçek të Uest Hem, e më pas Jan Bednarek të Sauthempton.

Lajmet e fundit nga