LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid 19/ Mjekja tregon se kush duhet t’i nënshtrohet testit të shpejtë

8 Shkurt 2021, 17:42, Lifestyle CNA
Covid 19/ Mjekja tregon se kush duhet t’i nënshtrohet testit të

Rritja e personave të prekur me COVID-19 po vjen si pasojë e humbjes së vigjilencës ndaj masave mbrojtëse, kryesisht nga moshat e reja. Specialistët pohojnë se infektimet e personave mbi 25 vjeç po shtohen dukshëm.

“Janë shtuar infektimet te moshat e reja nga 25-45 vjeç, kjo për shkak të lëvizjeve apo grumbullimeve të shumta nëpër lokale”, thotë epidemiologia Ermelinda Murati.

E tillë situatë pasqyrohet edhe në rritjen e kërkesave për kryerjen e testeve të shpejta. Epidemiologia sqaron se një person mund t’i nënshtrohet testit të shpejtë vetëm nëse ka simptoma të dyshimta dhe pasi të jetë konsultuar me mjekun e familjes.

“Mjekët janë një filtër për të përcaktuar kush duhet të vijë për të bërë testin e shpejtë. Mjeku i familjes e vlerëson një person të dyshuar për simptomat e covid-19 brenda pesë ditëve të para të shfaqjes së shenjave, ky është kriteri”, shpjegon mjekja.

Aktualisht në gjithë Shqipërinë janë mbi 50 qendra të kryerjes së testeve të shpejta, vetëm në Tiranë ka 10 prej tyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga