LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

COVID-19 del jashtë kontrollit te Atletico Madridi

8 Shkurt 2021, 15:00, Sport CNA
COVID-19 del jashtë kontrollit te Atletico Madridi

COVID 19 mbetet një problem në fushën e futbollit, ashtu si edhe në të gjithë fushat e tjera të jetës. Së fundmi, infeksioni është kthyer në një kërcënim serioz për Atletiko Madrid, teksa klubi ditën e sotme ka njoftuar dy raste të reja brenda ekipit.

Bëhet fjalë për futbollistët Tomas Lemar dhe Hektor Herrera. Të dy lojtarët tashmë duhet të zbatojnë protokollin dhe të izolohen për të shmnagur një rrezik ndaj të tjerëve.

Nga ana tjetër, Lemar dhe Herrera i shtohen Karasko, Dembele dhe Feliks të cilët gjithashtu janë në karantinë pasi më parë kanë rezultuar me COVID.

Gjithsesi, pavarëisht frikës brenda bardhekuqve, nga Spanja bëjnë të ditur se Atletiko do të respektojë kalendarin dhe do të zbresë në fushë sot në mbrëmje ndaj Selta Vigos.

Lajmet e fundit nga