LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci nga Covid/ Vasili “i përvishet” Ramës: Po mashtron me shifrat

8 Shkurt 2021, 18:37, Politikë CNA
Bilanci nga Covid/ Vasili “i përvishet” Ramës: Po mashtron

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Duke marrë shkas nga bilanci ditor, Vasili ngre akuzat se qeveria po mashtron qytetarët me shifrat.

Ish-ministri i Shëndetësisë thekson se sot testimet u ulën me rreth 20% dhe sipas tij, shifrat nuk janë por janë rritur.

?Rilindja nuk heq dorë nga mashtrimi me shifrat e pandemisë! Sot qeveria paraqiti 953 raste të reja të qytetarëve të infektuar me COVID.

Në dukje më pak se një ditë më parë kur ishin 1124 raste të reja. Por e vërteta është krejt ndryshe. Sot testimet u ulën me rreth 20%. Nga 4254 në 7 shkurt pra një ditë më parë, në 3485 testime sot më 8 shkurt, thënë më thjesht 769 testime më pak.

Në rast se në 7 shkurt treguesi i pozitivitetit ishte 26.4%, ndërsa sot në 8 shkurt përkundrazi ai është rritur në 27.4%. Pra rastet realisht jo vetëm nuk janë ulur, por përkundrazi janë rritur.

Rilindja nuk heq dorë nga loja mashtruese me shifrat dhe kjo është kriminale sepse bëhet fjalë për pandemi, që merr jetë njerëzish?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga