Connect with Us

Vidhet me dhunë marketi në Pogradec/ Kamerat kapin gjithçka, identifikohet autori

Kronika

Vidhet me dhunë marketi në Pogradec/ Kamerat kapin gjithçka, identifikohet autori

Publikuar

-

Dhuna barbare në Krujë/ “Zgjohet” policia: Kanë nisur hetimet

Një market është vjedhur me dhunë në qytetin e Pogradecit gjatë ditës së sotme.

Mësohet që grabitësi ka marrë një sasi të vogël lekësh, rreth 30 mijë lek të vjetra.

Nga pamjet e siguruara shihet një shtetas i cili ka thyer me gur derën e marketit dhe ka marrë lekët.

Bëhet me dije se shtetasi është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij nga policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Tiranë shtetasi italian

Publikuar

-

Nga

Po transportonin drogë për në Korçë/ Arrestohen dy "të fortët" nga Fieri

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

LEXO EDHE:  Lleshaj në Pogradec: U godit një grup shumë i rrezikshëm criminal, shtimi i numrit të policisë do japë rezultat

LEXO EDHE:  Vendimi për Dashamir Xhikën/ Zbulohen prapaskenat

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Elbasan/ Makina humb kontrollin, përplaset me mbrojtësen e rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident në Elbasan/ Makina humb kontrollin, përplaset me mbrojtësen e rrugës

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës në aksin Elbasan-Peqin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi me thikë 34-vjeçaren/ Zbardhet e shkuara kriminale e grabitësit në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja nga zhdukja e dy vajzave të mitura/ Policia ka dyshime që janë brenda vendit

Jorgo Kumaraku (Leonard Kumaraku), i arrestuar për tentativën e vjedhjes me dhunë të punonjëses të një agjencie sigurimesh në Sarandë, ka një të shkuar të errët.

44 vjeçari është një person me precedentë të penalë, pasi është dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge.

Mësohet se nën kërcënimin  e një arme lodër ai ka grabitur një kazino në Shkodër dhe për këtë është dënuar me 5 vite burg.

Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Lleshaj në Pogradec: U godit një grup shumë i rrezikshëm criminal, shtimi i numrit të policisë do japë rezultat

Në 2013 ai rikthehet për të grabitur sërish një kazino, po me skemën e vjetër gjithashtu ai është dënuar më parë edhe në Greqi për trafik droge./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE