Premier Liga
VIDEO/ Manchester City turpëron Liverpool-in, Alisson lë nam me 2 gafa

Manchester City hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në Premier League. Skuadra e Guardiolës fitoi 4-1 ndaj Liverpoolit, teksa tashmë mban vendin e parë me 50 pikë, 5 më shumë se United.
Në fraksionin e parë, Gundogan humbi një penallti në minutën e 37-të, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Fillimi i pjesës së dytë, Gundogan finalizoi një aksion fantastik, duke e pasur të thjeshtë shënimin e golit. Liverpooli reagoi shpejt duke barazuar në minutën e 63-të me Salah, i cili konkretizoi një penallti të fituar nga vetë nga egjiptiani.
City u hedh sërish në sulm në kërkim të golit të avantazhit, të cilin do ta gjente shpesh në minutën e 73-të, duke përfituar nga një gabim i Alisson. Portieri i “The Reds” përsëriti gabimin edhe tri minuta më pas, por këtë herë do të realizonte Sterling. Në fundin e ndeshjes, talenti Foden fundosi Liverpoolin.
Lajme të Rekomanduara:

VIDEO/ Fitorja e 20 radhazi vjen nga dy mbrojtësit, Siti i Guardiolës nuk njeh rivalë
Mançester Siti nuk di të ndalet dhe në ditën e sotme ka marrë fitoren e 20 radhazi. Një record ky i qytetarëve që vazhdon të...

VIDEO/ Barazim shterpë, Chelsea bën “paqe” me Manchester United! City më pranë titullit
Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe...